Traversa dhe lojë mbrojtëse, Partizani barazon me Karabakun (VIDEO)

Është mbyllur në barazim 0-0 ndeshja e Partizanit me Karbakun, e luajtur sot në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kuadër të eliminatoreve të Ligës së Kampioneve.

Në pjesën e parë ishin azerët që zhvilluan një lojë më sulmuese, duke goditur disa herë portën kundërshtare.

Vlen për t’u përmendur rasti i Ozbiç, që në minutën e 20-të goditi traversën. Në pjesën e dytë “Të Kuqtë” e drejtuar nga italiani Franco Lerda u shfaqën me një tjetër fytyrë duke e vënë në vështirësi kundërshtarin.

Portierit azer iu desh të bënte një mrekulli më goditjen me kokë të Çinarit në minutën e 50-të, ndërkohë një minutë më pas Belica goditi traversën.

Barazimi i sotëm favorizon disi azerët që përballjen e kthimit e luajnë në shtëpi, megjithatë për kualifikim mbeten të mëdha për Partizanin.

 

Goditje dënimi për Karabakun on Vidnews.

3 raste ideale per Partizanin on Vidnews.

Gjuajtja e Cinarit, Mensah nuk perfiton on Vidnews.

Gjuajtja e Mensah on Vidnews.

Tentativa e Asanit on Vidnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet