
Nga Anila Dushi
Pas debateve të përhapura së shumti në media në lidhje me kullën e shembur në Malësinë e madhe, ka reaguar edhe nipi i Prek Calit, heroit antikomunist të Shkodrës, i cili në fjalën e tij thotë se Kulla ishte shembur tërësisht nga persona të paautorizuar dhe kishte filluar ndërtimi i një objekti të ri nga themelet. Sakaq, Ndue Dok Dreshaj, i vetmi person i afërt i mbetur nga familja e Calit, thotë se: nga IVMT u është kërkuar dokumentacioni përkatës për prishjen e Kullës dhe ndërtimin e objektit të ri, por nga personat që po merreshin me ndërtimin e objektit nuk u paraqit asnjë dokument që legjitimon shembjen e objektit të vjetër dhe as për ndërtimin e objektit të ri.
Deklarata
Duke marrë shkas nga reagimet e mediave të ndryshme në lidhje me shembjen e Kullës së Prek Calit në Vermosh të Njësisë Administrative Kelmend sqarojmë se: Lajmi që po qarkullon në media në lidhje me prishjen e Kullës së Martirit të Demokracisë Prek Calit është i pavërtetë dhe abuziv. E vërteta qëndron krejt ndryshe: Me datën 16.08.2017 është paraqitur në zyrën e kryetarit të Bashkisë nje ankesë me gojë dhe me shkrim Z. Ndue Dok Dreshaj banorë i fshatit Rapshë të Njësisë Administrative Kastrat se është shembur Kulla e dajës së tij Prek Cali. (Sqarojmë se Z. Ndue Dok Dreshaj është personi më i afërt i mbetur nga familja e Prek Calit) Me datë 17.08.2017 kemi shkuar në vendngjarje për verifikim IVMT ku është konstatuar që Kulla në fjalë ishte shembur plotësisht nga persona të paautorizuar dhe kishte filluar ndërtimi i një objekti të ri nga themelet. Nga IVMT u është kërkuar dokumentacioni përkatës për prishjen e Kullës dhe ndërtimin e objektit të ri, por nga personat që po merreshin me ndërtimin e objektit nuk u paraqit asnjë dokument që legjitimon shembjen e objektit të vjetër dhe as për ndërtimin e objektit të ri.
Të ndodhur në këto kushte u mbajt proces- verbal konstatimi për ndërtimin pa leje në fshatin Velipojë të Vermoshit-Njësia Administrative Kelmend. Meqenëse pranë Bashkisë Malësi e Madhe nuk u paraqit asnjë dokument qe lejon kryerjen e këtyre punimeve me datë 21.08.2017 është mbajtur proces – verbal për pezullimin e punimeve deri në sqarimin e plotë të situatës duke ju dhënë mundësi që të paraqisnin dokumentacionin e kërkuar subjektit që po kryente punimet. Duke qenë se punimet vazhduan edhe pse ishte mbajtur proces – verbal për pezullimin e punimeve dhe gjatë kësaj periudhe nuk u paraqit asnjë dokument që lejon kryerjen e këtyre punimeve ne me datë 05.09.2017 kemi marrë vendim për dënim me gjobë në shumën 500 000 lekë për personin që po kryente punimet në këtë objekt dhe gjithashtu është marrë vendim për prishjen e punimeve të reja që ishin kryer gjatë kësaj periudhe në këtë objekt. Me datë 14.09.2017 nga ana jonë u morën masat për shembjen e ndërtimit të ri i cili ishte i jashtëligjshëm dhe janë prishur vetëm muret e reja të ndërtuara pa leje dhe nuk është prishur apo rrënuar qoftë edhe një gur i vetëm nga shtë- pia ekzistuese e Prek Calit. Çdo veprim i ndërmarrë nga Bashkia Malësi e Madhe është në përputhje të plotë me ligjin. E theksojmë edhe njëherë që Bashkia Malësi e Madhe nuk ka të bëjë me prishjen e Kullës së Prek Calit, përkundrazi e dënon rëndë aktin e prishjes së kësaj kulle e cila është simbol i lirisë dhe demokracisë shqiptare. Fadroma në fotot e videot e mediave nuk është fadroma e Bashkise Malesi e Madhe, eshte fadroma e grupit te punes qe shembi kullen e vjeter te Preke Calit dhe sot manipulojne opinionin publik per perfitime politike. Viktor Popaj , drejtor i IVMT Malësi e Madhe.
“Politizimi i prishjes së një ndërtimi pa leje është për të ardhur keq”
Pas lajmit të përhapur se fadromat e inspektoriariatit të territorit në Bashkinë e Malësi e Madhe për prishjen e shtëpisë së Prek Calit në Vermosh të Njësisë Administrative Këlmend në Malësinë e Madhe , ka ardhur dhe reagimi zyrtar i kësaj bashkie. ”Politizimi i prishjes së një ndërtimi pa leje është për të ardhur keq. Askush nuk mund të ndërtojë pa leje, qoftë në emër të të gjallëve apo qoftë të të vdekurve me emër. Bashkia nuk ka pasur asnjë kërkesë për këtë ndërtim, që do të kishte qenë mëse e gatshme ta shqyrtonte e ta mbështeste. Kjo vlente për dje, kjo vlen për sot, kjo vlen për nesër. Cilido që kërkon të investojë privatisht për të nderuar historinë, traditat, figurat e Malësisë së Madhe e ka derën e hapur. Por askush nuk mund të përdorë historinë, traditat, figurat tona me filozofinë e dalë boje të tokës së xanun. Kjo është e vërteta, të tjerat janë lojra e tymnaja politike nën nivelin e bisedës ku përfshihen malësorët” thuhet në reagim. Lidhur me këtë ngajrje, banorë të Vermoshit shprehen se prishja e shtëpisë e cila rrezikonte të shembej nga degradimi, është bërë nga personat që kanë marrë përsipër indërtimin e saj ,me qëllim që të kthehet në biznes hotelerie, bujtinë me trek ate. Ato kanë lënë betëm një mur nga shtëpia e vjetër dhe kanë filluar të ndërtojnë të renë duke hapur themelet dhe filluar ndërtimin e kolonave. Këtu ka ndërhyrë inspektoriati, fadromat e të cilit nuk kanë prekur murin ekzistues por kolonat e ngritura mq qëllim moslejimin e vazhdimit të punimeve. Po sipas banorëve është e dhimbshme për ta kjo që po ndodhe dhe për banesën e kolosit ntë kësaj zone nuk është kujtuar askush nga ato që po e politizojnë dhe janë të dy palët që kanë drejtuar venin gjithgë këto vite e nuk janë kujtuar për të.”Politizimi i shërben për të larguar vëmendjen nga hallet e këtij vendi dhe jo se u dhimbset banesa e Prekë Calit .Janë tjera qëllime pas saj,përfshirë dhe biznesin duke shfrytëzuar emrin e Prekë Calit.Kjo ë[shtë fyese për të gjithë “ thotë Rrok Preka banor i Vermoshit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply