
Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, ku banesa e një familjeje shqiptare në Selanik është përfshirë në flake, duke i marrë jetën një 16-vjeçari.
Mediat greke shkruajnë se zjarri që shpërtheu të martën në mëngjes, në apartamentin ku jetonte një familje shqiptare, ishte fatale për fëmijën 16-vjeçar.
Mësohet se zjarri filloi rreth orës 11:00, për arsye ende të panjohur, duke rezultuar në një alarm për autoritetet. Forcat e Zjarrfikëse dhe Policia shkuan menjëherë në vendngjarje.
Zjarrfikësit hynë në apartament për të bërë shuarjen e flakëve dhe pak më vonë gjetën edhe trupin e pajetë të të miturit.
Kur shpërtheu zjarri, i riu fatkeq, i cili kishte probleme të lëvizjes, ishte në shtëpi bashkë me motrën dhe vëllain e tij, të moshës 13 dhe 6 vjeç.
Prindërit nuk ishin në shtëpi në atë kohë. Në të njëjtin informacion thuhet se babai ishte në punë, ndërsa nëna dje ishte nisur për në Shqipëri.
Tezja shpëtoi nipin dhe mbesën
Për shkak të mungesës së nënës së fëmijëve, tezja e tyre ishte në apartament. Ajo u largua për disa minuta dhe më pas mbesa e saj 13-vjeçare e njoftoi atë me telefon se një zjarr kishte shpërthyer në shtëpi.
Ajo u kthye sa më shpejt që mundi dhe me vetëmohim hyri në banesën që po digjej dhe arriti të nxirrte jashtë dy fëmijët më të vegjël të familjes. Nga përpjekjen ajo dogji një pjesë e kokës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply