
Një aksident me makinë ka rezultuar fatal, teksa i ka marrë jetën në moshën 23-vjeçare, futbollistit të Atletiko Bilbaos, Aitor Gandiaga, shkruajnë mediat vendase.
Makina me të cilën udhëtonte futbollisti u përplas me një autobus, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të sulmuesit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi bask nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
“Dhimbje e madhe për humbjen e djaloshit tonë. Përqafime të mëdha për familjen, miqtë dhe kolegët e tij”, thuhet në njoftimin e klubit për vdekjen e të riut.
Aitor Gandiaga, ishte pjesë e klubit të njohur nga spanjoll, por për të përfituar minuta dhe për t’u rritur, drejtuesit e ekipit të La Ligës e kishin huazuar sulmuesin te Gernika në Tercera Division këtë sezon.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply