Tragjike në Itali/ Familja shqiptare aksidentohet, humb jetën foshnja 2 muajsh

Një aksident tragjik është regjistruar në Itali, ku automjeti me të cilin udhëtonte familja shqiptare është përplasur dhe për pasojë një foshnje vetëm 2 muajsh ka humbur jetën.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Piza dhe se familja shqiptare jetonte prej vitesh në Itali.

Në aksident u përfshinë tre automjete, familja udhëtonte në makinën e tipit “Fiat” 500 dhe dyshohet se ka qenë hapja e airbag-ut ajo që i ka marrë jetën vogëlushit 2 muajsh.

Mediat shkruajnë se në automjetin “Fiat” 500 ku po udhëtonte familja shqiptare, foshnja 2 muajsh bashkë me karrocën ishin vendosur në sendiljen e parë, pranë babait i cili po ngiste makinën në momentin e përplasjes.

Ndërsa në pjesën e pasme po qëndronte nën bashkë me fëmijën tjetër. Fëmija dy muajsh humbi jetën gjatë rrugës për në spital, hapja e airbag-ut i ka shkaktuar vogëlushit trauma të forta në kokë dhe në gjoks.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet