
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, ku një 22-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë. Sipas mediave vendase, i riu nga Shqipëria u gjet i vdekur brenda banesës së një miku të tij, ku po qëndronte prej disa kohësh.
Pronari i banesës ka gjetur trupin e pajetë dhe më pas ka njoftuar autoritetet ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia lokale.
Mediat greke nuk japin detaje mbi shkaqet e vdekjes së 22-vjeçarit ndërkohë pritet përgjigja nga autopsia për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
I riu kohët e fundit ishte liruar nga burgu dhe kishte shkuar në Kretë si mysafir në shtëpinë e mikut të tij.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply