Tragjike në Greqi, 46-vjeçari shqiptar gjen vdekjen në aksident

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lamia të Greqisë, ku për pasojë ka humbur tragjikisht jetën një 46-vjeçar shqiptar.

Lajmi raportohet nga mediat greke, të cilat nuk japin detaje mbi identitetin e shqiptarit, apo shkaqet e aksidentit.

Sipas policisë greke, në kilometrin 50 të rrugës së vjetër Lamia-Larissa, makina e drejtuar nga shtetasi 46-vjeçar shqiptar në rrethana të paqarta u përmbys dhe doli nga rruga.

46-vjeçari u nis në gjendje të rëndë në Qendrën Shëndetësore Sofãda, por nuk i doli të fitojë betejën me vdekjen.

Të tjera

Tërmeti në Bavari

Rosalia Romaniec Partia Kristiansociale, CSU pësoi goditje të fortë në zgjedhjet e landit bavarez. Përgjegjësinë kryesore për këtë e ka…

Abissnet