Covid-19/ Tragjedia e dyfishtë në familje, një ditë pas babait vdes edhe e bija

Numri i viktimave anekënd botës vijon të rritet, ndërkohë që mediat ndërkombëtare raportojnë histori të ndryshe që tregojnë dramën njerëzore të këtyre ditëve.

E tillë është historia e një familjeje në britani që u godit nga një tragjedi e dyfishtë, ku fillimisht humbi jetën një 61-vjeçar, officer emigracioni në Aeroportin Heathrow të Londrës, ndërsa 24 orë më vonë virusi mposhti edhe vajzën e tij. Sudhir Sharma, i cili punoi në Terminalin 3, ndërroi jetë të mërkurën para se farmacistja Pooja të pësonte të njëjtin fat tragjik të nesërmen, raporton The Sun.

33-vjeçarja Pooja punonte si farmaciste në East Sussex në Spitalin e Përgjithshëm të rrethit Eastbourne dhe mendohet se tre ditë para vdekjes kishte marrë përkujdes shëndetësor dhe trajtim për sëmundjen. Babai besohet të ketë pasur probleme themelore shëndetësore që e detyruan të mungonte në punë, ku ishte rikthyer sërish.

Por drama nuk përfundon me vdekjen e babait dhe të bijës. Raportohet se edhe e veja e të ndjerit nuk është në gjendje të mirë, pasi nuk ishte lejuar të merrte pjesë në funeralin e dy njerëzve të saj të dashur për shkak të kushteve të Izolimt.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet