Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 71 pasagjerë

Publikuar më 11. 02. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Një avion ajror rus me të paktën 71 pasagjerë është rrëzuar, pak pasi është ngritur nga një aeroport të Moskës drejt Uraleve, raportojnë mediat ruse.
Aeroplani “Saratov Airlines An-148”, ishte nisur për në qytetin e Orsk, kur është zhdukur nga radarët.
Një burim i shërbimeve të emergjencës i ka thënë agjencisë së lajmeve “Interfax”, se aeroplani është rrëzuar dhe shanset për të mbijetuar janë thuajse zero.
Sipas të njëjtit burim, në avion kanë qenë edhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord.