Tragjedi në Nju Jork, digjen 12 persona

Publikuar më 29. 12. 2017 nga Dionis Xhafa

Shënohet tragjedia më e madhe në Nju Jork pas çerek shekulli. Zyrtarët janë shprehur se ishte ngjarja më e rëndë pas sulmit në Kullat Binjake në vitin 2001

Dionis Xhafa  

Dymbëdhjetë veta humbën jetën, ndërsa katër të tjerë pësuan plagë të rënda dhe po luftojnë për jetën, pas një zjarri të furishëm në një ndërtesë banimi të enjten mbrëma, në një natë të akullt në Bronks, shkruan Zëri i Amerikës . Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio tha se mes viktimave është edhe një foshnjë rreth njëvjeçare. “Mund të humbim edhe njerëz të tjerë”, tha ai në një deklaratë para ndërtesës së përfshirë nga zjarri. Komisioneri i Zjarrfikësve, Daniel Nigro, e cilësoi zjarrin “historik në fuqinë e tij” për sa i përket numrit të viktimave. Zjarri shpërtheu në një ndërtesë pesëkatëshe, pranë parkut zoologjik të Bronksit. Rreth 170 zjarrfikës u angazhuan në të ftohtin e madh për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në ndërtesë. Uji që përdornin zjarrfikësit ngrinte në rrugë. Zjarri filloi në katin e parë dhe shpejt përfshiu pjesën më të madhe te ndërtesës, thanë autoritetet. Ende nuk dihet se përse zjarri u përhap me shpejtësi aq të madhe në një ndërtesë prej tullash. Ndërtesa kishte më tepër se 20 apartamente dhe ishte tepër e vjetër për të pasur sisteme moderne të mbrojtjes nga zjarri si spërkatës automatikë uji. Dëshmitarët thanë se kishin parë zjarrfikësit të nxirrnin jashtë ndërtesës me barela trupa të djegur si dhe vajza të reja që kishin shpëtuar por që qëndronin jashtë në të ftohtit e madh pa këpucë dhe pa veshje dimri. Një nga zjarret më vdekjeprurës në Bronks ndodhi në vitin 2007. Nëntë fëmijë dhe një i rritur humbën jetën nga zjarri që u shkaktua nga një ngrohës elektrik. Në lidhje me këtë tragjedi që ka ndodhur, kryebashkiaku Bill De Blasio është shprehur se ishte një fatkeqësi e madhe për Krishtlindje ajo gjë e cila ka ndodhur. Kujtojmë se në drejtim të De Blasios kanë shkuar shumë reagime, duke thënë se ai është një kryebashkiak i papërgjegjshëm dhe që lejon të ndodhin të tilla tragjedi maskaradë. Skena që është parë në Nju Jork ka qenë e tmerrshme. Humbje jetësh, forca të shumta të zjarrfikësve që zbrisnin trupa që vriteshin, digjeshin dhe përcëlloheshin ngadalë, kurse ka qenë trishtuese situata e ndodhur. Skena të ngjethshme dhe një tragjedi e madhe, thuajse në kufijtë biblik u tha se ishte ajo që ndodhi në Nju Jork. Zjarri ka rënë më së pari që herët në mëngjes, duke bërë që frikësimet të jenë të shumta dhe dita të nisë fort keq, në një mënyrë të tmerrshme dhe plot rrezik për mbarë qytetin. Ka qenë një djalë vetëm 3 vjeç që ishte duke luajtur me zjarrin në sobë dhe se ka bërë që të shpërndahen flakët më tej në katër anët. Nëna e djalit të vogël iku me fëmijët e saj dhe e la derën të hapur në banesën e djegur. Dera e hapur lejoi që flakët të përhapeshin shpejt në pjesën e shkallëve në pjesën tjetër të ndërtesës. Përmasat e tragjedisë janë të mëdha dhe llogaritet se kjo ngjarje ka pasur humbjet më të shumta në numër që kanë ndodhur në një ngjarje që nga viti i largët 2001. Autoritetet kanë thënë se ta mendosh që ngjarja ka ndodhur shumë pranë Vitit të Ri, tregon se tragjikja shtohet edhe më shumë e se kemi të bëjmë me një ndodhi e cila nuk është aspak e zakonshme në shtetin e Nju Jorkut. Mediet e huaja dhe ato amerikane që kanë raportuar ngjarjen janë fokusuar në faktin se ka pasur kaq shumë viktima nga kjo ngjarje. Gjithashtu, Nju Jorku është zgjuar nën një tmerr të vërtetë. Nëpër rrugë kanë vërshuar njerëz të zjarrfikësve, persona në ndihmë të të plagosurve, kurse janë parë edhe ata që kanë marrë viktimat e zjarrit. Komisioneri për Zjarret Nigro ka thënë për gazetarët, se padyshim se kjo ishte një humbje e madhe. “Kjo ishte padyshim një humbje e madhe. Mendoj më e madhja që nga data 11 shtator 2001, kur Kullat Binjake janë goditur keq dhe në një mënyrë të ashpër nga ana e organizatave terroriste”, ka thënë zyrtari.

Dështimi i Bashkisë së Nju Jorkut

Një frikë dhe një pasiguri e madhe ekziston në Nju Jork pas tragjedisë që ka ndodhur. Zjarrfikësit në fakt mbërritën në vendngjarje vetëm për pak minuta, shkruajnë mediet ndërkombëtare. Më shumë se 160 zjarrfikës janë përpjekur që të luftojnë temperaturat e ulëta dhe për të shuar flakët e zjarrit. Flakët janë ndaluar plotësisht dhe në mënyrë të plotë rreth orës 10.00. Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill De Biaso ka thënë se 12 persona kanë vdekur tanimë dhe se ka dyshime se edhe të tjerë janë persona që kanë plagosje të rënda e djegie në fytyrë. “Mund të konfirmoj, për fat të keq se kanë vdekur 12 persona tashmë. Kurse janë në një gjendje të rëndë shëndetësore edhe persona të tjerë. Këta rrezikojnë vërtetë shumë e se gjithçka po kthehet në një tragjedi të madhe të vërtetë”, ka thënë numri një i Nju Jorkut. Një banor në pallatin ku dhe ndodhi ngjarja Mattheu Igbinetion është shprehur se ka parë tym dhe flakë në banesë. “Mund të them se kam parë tym dhe flakë në banesë. Unë dola nga dritarja dhe pashë tym, flakë kudo. Nuk e kam parë derën, kurse tym dhe zjarr kishte kudo”, u shpreh ai. Midis fëmijëve që vdiqën nga zjarri ishin edhe tri vajza të vogla të moshës 7, 2 dhe 1 vjeçe. Departamenti i Policisë në qytetin e Nju Jorkut ka deklaruar se akoma nuk janë vërtetuar plotësisht kufomat në lidhje me emrat, identitetin e të tilla, por se edhe këto do të bëhen në vazhdim. Kjo ngjarje ishte aksidentale. Por ngjall edhe njëherë frikë dhe pasiguri për banorët në Nju Jork dhe banorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky ishte edhe një dështim i Bashkisë Nju Jork, që masat e marra i ka pasur të pakta.