Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, shtëpia përfshihet në flakë, vdes 7-vjeçarja

Foto 1 nga 8 Pas Para

Një tragjedi është regjistruar në një familje shqiptare në Itali, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët ndërsa nëna po flinte me dy vajzat e saj të vogla. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Servigliano, në provincën e Fermos, ku një vajzë shqiptare vetëm 7-vjeç humbi jetën nga flakët që përfshinë shtëpinë e tyre.

Mediat italiane shkruajnë se shtëpia u përshi nga flakët aksidentalisht gjatë natës së 7-8 janarit.

Nëna 38-vjeçare u zgjua pasi nuhati aromën e tymit dhe nxitoi të nxirrte vajzën e saj të vogël 5 vjeç por nuk mundi të kthehej pas për të shpëtuar vajzën tjetër.

Mësohet se gruaja bullgare, e martuar me një shqiptar nga Kosova, u kthye pas për të shpëtuar edhe vajzës tjetër 7-vjeçare, por flakët ishin rritur shumë dhe ajo nuk ka arritur ta shpëtonte.

Zjarrfiksja mbërriti në vendngjarje por nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar vogëlushen 7-vjeçare.

Mësohet se babai është një 38-vjeçar, nga Kosova që punonte në ndërtim dhe momentin e shpërthimit të flakëve ai nuk ndodhej në banesë.

Nga hetimet e para thuhet se ka qenë një mosfunksionim elektrik, ai që ka shkaktuar zjarrin.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet