
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në futbollin brazilian. Mediat vendase raportojnë se presidenti i klubit Palmas të Serie D të Brazilit dhe 4 futbollistë kanë humbur jetën, pasi avioni ka pësuar dëmtime gjatë ngritjes dhe më pas është rrëzuar.
Viktimat janë:Lucas Praxedes, Guilherme Noé, Ranule dhe Marcus Molinari si dhe presidenti i skuadrës Lucas Meira.
Sakaq, mësohet se ekipi po fluturonte drejt Goiânia për të luajtur një ndeshje të vlefshme për Copa Verde përballë Vila Nova. “Palmas Futebol e Regatas komunikon se rreth orës 8:15 të mëngjesit të së dielës ndodhi një aksident ajror që përfshiu klubin teksa ai ishte duke u nisur për Goiania, për ndeshjen midis Vila Nova x Palmas e vlefshme për Copa Verde.
Aeroplani në të cilin ndodhej presidenti Lucas, piloti Ëagner dhe futbollistët Lucas Praxedes, Guilherme Noé, Ranule dhe Marcus Molinari, u ngrit dhe u rrëzua në fund të pistës së Tocantins.
Me keqardhje ju njoftojmë se nuk ka të mbijetuar. Në këtë kohë dhimbjeje dhe trishtimi, klubi kërkon lutje për anëtarët e familjeve të cilëve do t’u sigurojë mbështetjen e nevojshme”, njofton ekipi i Palmas.
4 futbollistët që kanë humbur jetën
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply