
Një grup kriminal shqiptar i trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore, është shkatërruar nga policia franceze.
Mediat franceze, njoftojnë se janë vënë në pranga 17 shqiptarë të moshave të ndryshme identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur.
Po ashtu mësohet se ky operacion është zhvilluar të martën, ku drejtuesi i grupit kriminal ishte një 45-vjeçar shqiptar, i dënuar dy herë më parë për drogë.
Mediat bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar në rajonin Ille-et-Vilaine dhe Alpes-Maritimes, në Nicë dhe në pranga kanë rënë shqiptarët e moshave 19-57 vjeç.
Në fund të kërkimeve, u zbuluan lëndë narkotike, armë dhe mjete prerëse, para dhe municione.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply