Trafikantët shqiptarë zbulohen nga “ditari”, kishin shënuar emrat e klientëve

 

Ka ndodhur edhe kjo gjë me trafikantët shqiptarë, kryesisht në Itali. Mediat italiane kanë bërë me dije se dy shtetas shqiptarë njëri 23 dhe tjetri 27 vjeç janë arrestuar në flagrancë. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia ka gjetur 40 gramë hashash dhe tre gramë kokainë që ishin për shitje.

Por ajo gjë e cila ka fundosur shqiptarët, siç bën me dije “Breshia Today” ishte një ditar apo libër, ku shqiptarët e arrestuar kishin shënuar emrat e të gjithë klientëve. Karabinerët kanë sekuestruar këtë “ditar’ dhe kanë nisur menjëherë hetime në lidhje me ngjarjen. Policia tha se do të nisin hetimet për të gjithë emrat që janë shënuar në atë libër. Ngjarja ndodhi në Sarezzo.

/D.Xh/

 

 

 

 

Të tjera

Abissnet