Trafik armësh me postë, dënohet 8 vjet burg Saimir Cullhaj

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 8 vjet burgim Saimir Cullhaj, i akuzuar për trafik ndërkombëtar armësh. Cullhaj është vënë një pranga një vit më parë, pasi ka tentuar të dërgojë në Angli 3 armë të tipit kallashnikovë me anë të postës. Pakot janë zbuluar nga policia në Rinas. Cullhaj i ka nisur pakot nga një filial poste në Durrës. Prokuroria ka kërkuar 12 vjet burg për të, por se me gjykim të shkurtuar, ai ka marrë një vendim përfundimtar me 8 vite heqje lirie.

Mbi Cullhajn nuk rëndon vetëm kjo akuzë. Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën 220 gramë marijuanë në trup, si dhe një bashkëpunëtori të tij iu gjetën sasi droge të konsiderueshme në banesë. Gjatë kontrollit policor në banesën e shtetasit N.F janë gjetur 4.5 kilogramë drogë e llojit hashash, si dhe 32 bimë narkotike e dyshuar të llojit kanabis sativa.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet