“Toyota me 3.4 mln euro”, nis seanca te Krimet e Rënda kundër 4 të pandehurve

Foto 1 nga 2 Pas Para

Gjykata e Krimeve të Rënda po zhvillon seancën gjyqësore kundër katër të pandehurve që akuzohen se janë personat përgjegjës për pasurinë prej 3.4 milionë euro, që janë gjetur në një makinë tip “Toyota” në Durrës, më datë 23 qershor 2018. Seanca për të rikonfirmuar masën e sigurisë po zhvillohet me dyer të mbyllura. Dy kushërinjtë Vladi, gjithashtu të akuzuar në këtë proces janë në arrati.

Në sallën e gjyqit janë marrë në cilësinë e të pandehurve shtetasit Edi Lika, administrator i kompanisë që solli makinat nga Belgjika për llogari të shtetasit Alfred Vladi, djali i tij Klevis Lika, shoferi i trailerit tip Bizark Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri, pronar servisi. Prokurorët e çështjes janë shtetasit Ened Nakuci dhe Doloresa Musabelliu. Të pandehurit përfaqësohen nga ana e avokatëve Saimir Vishaj, Islam Shameti dhe Radovan Çela.

/D.Xh/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet