Tottenham, pas dy futbollistëve shqiptarë në Serie A

Skuadra nga Londra që është në finale të Ligës së Kampionëve, Tottenham, raportohet se është në kërkim të dy futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

Portieri i Lazios, Tomas Strakosha dhe mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, janë në syrin e drejtuesve të klubit.

“FourFourTwo” shkruan se skuadra ka kursyer mjaftueshëm dy sezonet e fundit dhe tani ka ardhur momenti të shpenzojë për lojtarë të rinj për të qëndruar konkurrues në Permier League, por edhe në CHL, transmeton albinfo.ch.

“FourFourTwo” ka përpiluar një listë me 6 emra, ku londinezët do të përqendrohen në merkaton e verës.

Nëse ndodh ky transferim, atëherë dy skuadrat rivale lokale në kryeqytetin britanik do të bëhen me nga dy futbollistë shqiptarë, pasi tash e disa vjet në Arsenal luajnë Mustafi e Xhaka.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet