Tortë me karota

Përbërësit
  • 300 gr karotë
  • 300 gr miell i tipit 00
  • 50 gr miell bajamesh
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  • 180 gr sheqer
  • 90 gr vaj luledielli
  • vezë (mesatare)
  • pak vanilje
  • pak kripë
  • sheqer pluhur (sipas dëshirës)
Përgatitja
1
Për përgatitjen e kësaj torte, si fillim pastrojini dhe qërojini mirë karrotat. Më pas grijini hollë ato në një rende. Hidhini karrotat e prera hollë në një sitë dhe shtypini sipër me lugë, në mënyrë që të nxirrni lëngun që kanë.
2
Hidhni vezët në një tas dhe më pas shtojini sheqerin dhe pak kripë. Përziejini mirë të gjithë përbërësit. Më pas shtojini dhe pak vanilje dhe trzojini tre përbërësit sëbashku.
3
Në një tas tjetër sitni miellin, shtojini pluhurin pjekës, miellin e bajameve dhe trazojini mirë me një lugë.
4
Tek masa e përgatitur më parë me vezë dhe sheqer, hidhni herë pas here teksa e trazoni, përbërjen e miellit me pluhurin pjekës dhe miellin e bajameve. Trazojini mirë. Më pas i shtoni dhe vajin e ulirit dhe trazojini të gjithë përbërësit deri sa të krijohet një masë homogjene./shije.al

Të tjera

Abissnet