Tokat e zëna nga ndërtimet pa leje, gati paratë për 1900 pronarë

Agjencia e Pronave shpall nisjen e aplikimeve për kalim pronësie dhe kompensim financiar nga data 18 qershor. 1.4 miliardë lekë për përfituesit e radhës në të gjithë vendin. Nga data 18 qershor nis aplikimi me 6 dokumente pranimi

Pronarëve që u është zënë tona nga ndërtimet pa leje dhe nuk kanë marrë ende kompensimin duhet të bëjnë kërkesë pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për të përfituar nga fondi në dispozicion. Bëhet fjalë për 1900 pronarë në të  gjithë vendin, të cilëve u hapet rruga e aplikimit nga data 18 qershor e në vijim, ndërsa fondi në total mbërrin në 1.4 miliardë lekë. Janë 3 vendime të miratuara për kompensim financiar dhe kalim pronësie për emrat e pronarëve që “Shekulli” boton si më poshtë.

Aplikimi

Procedura e aplikimit nga subjektet përfituese nis pas 5 ditësh, nga e hëna,  dhe subjektet përfituese mund të paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohen. “Nëse kërkesa paraqitet nga një pjesë e bashkëpronarëve, ajo shoqërohet nga prokura e posaçme e nënshkruar prej tyre, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre për çdo aplikim të kryer paguhet tarifë shërbimi, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme”, shkruan Agjencia e Trajtimit të Pronave, ndërsa subjektet duhet të paraqiten me 6 dokumenteDokumentet

    1. Kërkesa për kompensim sipas formatit-tip, e cila plotësohet në ATP.
    2. Dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.
    3. Prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre.
    4. Vërtetimi i lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar.
    5. Mandatpagesa që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit.
    6. Dokument identifikimi.

Tokat e zëna nga ndërtimet pa leje, gati paratë për 1900 pronarë by JolaAlimemaj on Scribd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet