Tmerr në SHBA, i riu hyn në bar me bomba e granata, vret 12 persona (VIDEO)

Dymbëdhjeta persona kanë vdekur si rezultat i një sulmi të rëndë të shënuar mbrëmë në një bar në Kaliforni, SHBA. I dyshuari ka hyrë me armë dhe bomba në bar, e pasi ka zhvilluar sulmin e përgjakshëm, ka kryer vetëvrasje. I riu ka kryer vrasjet masive, përpara se të ndërmerrte vendimin që të eliminonte edhe veten.

Përpos se ka vrarë 12 vetë, ai ka plagosur edhe të tjerë. I riu thuhet se ka qenë me një pistoletë në dorë e cila kishte ngjyrë të zezë. Ai ka qëlluar me breshëri me plumba të pistoletës, si dhe me bomba e me armatimin që e kishte me vete. Sa duket, tagër i tij kanë qenë studentët dhe të rinjtë që dëfrenin në këtë bar, shkruan “Daily Mail”.

Ron Helus sherif i zonës ka mbetur gjithashtu i vdekur. Ky zyrtar policor kishte mbi 29 vjet që shërbente për policinë amerikane. Ai ka lënë pas gruan dhe një djalë. Ndër viktimat ka edhe të moshës tepër të re, nga ata 15 vjeçe. Vrasësi masiv, i veshur thuajse i gjithi me të zeza, kishte veshur gjithashtu një kapak bejsbolli, syze dielli dhe një maskë që e mbulonte pjesën e poshtë të fytyrës së tij. Ai ka hyrë në bar në orën 11.20 dhe ka shtënë menjëherë me armë, duke mos iu lënë shumë kohë atyre që ishin në bar për t’u menduar. Personat që ishin brenda në bar janë munduar që të ikin, madje duke përdorur edhe karrige që të “shkatërrojnë” xhamat e prej andej të dalin.

I riu ka shtënë edhe mbi femra. Mediat bëjnë me dije se ngjarja ka qenë tepër tragjike. Po hetohen arsyet e ngjarjes së rëndë kriminale që ka tronditur sot Amerikën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet