Tmerr në Francë, therin me thikë dy shqiptarë mes fyerjeve dhe britmave

Publikuar më 20. 09. 2017 nga Xhensila Demollaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku raportohet se dy shqiptarë rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në qytetin francez universitar të Poitiers, janë therur me thikë.
Lidhur me këtë ngjatje dy persona janë dërguar në paraburgim, shkruan lanouvellerepublique.fr
Thirrjet e të plagosurve zgjuan banorët përreth, të cilët edhe lajmëruan policinë.

“Kam dëgjuar zërin e njerëzve, fyerjet dhe britmat,” thotë një student.
“Dëgjova njerëz që po ziheshin”, tha qiramarrësi i një apartamenti që ndodhej menjëherë pranë skenës së luftës.

“Unë nuk e kuptoj se çfarë thanë ata, sepse kishin theks të fortë. Flisnin me zë të lartë. Kam dëgjuar një makinë apo një skuter që u largua. Më pas, një grua ulëriste emrin e një personi të plagosur”.

Dy burrat me origjinë shqiptare kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra nga thika. “Kishte shumë gjak”, tha një burim policor.