Tjetërsimi i pronave në Spille, 9 ish-zyrtarët dënohen me 18.8 vite burg (Emrat)

Gjykata e Kavajës shpalli fajtor 9 ish-zyrtarë të Hipotekës dhe i dënomi me 18.8 vite burg për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë. Sipas vendimit të shpallur në prill ish-zyrtarët e Hipotekës dhe njësive administrative në Kavajë kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

1.Seid Cikalleshi, ish-kreu i ZVRPP Kavajë dënohet me 2.8 vjet burg
2.Andi Gjeçi, jurist në ZVRPP Kavajë dënohet me 2.4 vite burgim
3.Asim Arkaxhiu dënohet me 2 vjet burgim
4.Aldo Kila dënohet me 1.8 vite burgim
5.Ilir Kaja i njësisë administrative Kryevidh dënohet me 3 vjet burgim
6.Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave dënohet me 2 vjet burgim
7.Dritan Kazazi, ish-hartograf në ZVRPP dënohet me 2 vjet burgim
8.Nezir Leçini, ish-shef i Kadastrës dënohet me 2 vjet burgim
9.Aida Gjoci, 8 muaj burgim konvertuar në 120 orë punë të detyruar

Ndërsa, urdhëroi që parcelat me numër 1, 35, 37, 42 dhe 178 ndodhur në Spille të kalojnë pronësi shtetërore.

Ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar ndër të tjera dënimin me 4 vjet burg për ish-kryeregjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) Kavajë Seit Cikalleshin, 5 vjet për ish-zyrtarin e njësisë administrative Kryevidh Ilir Kaja, 3 vjet e 6 muaj për Andi Gjeçin ish-zyrtarë i ZVRPP Kavajë, nga 3 vjet për zyrtarët e ZVRPP Kavajë Asim Arkaxhiu dhe Dritan Kazazi, 3 vjet për ish-shefin e zyrës së Kadastrës Kavajë Nezir Leçini dhe po 3 vjet për ish-agronomin e komunës Kryevidh Agron Xhelezi dhe 2 vjet e 6 muaj për juristin Aldo Kila dhe 1 vit burg për protokollisten e ZVRPP-së Kavajë Aida Gjoci.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet