Tjetër miqësore për kombëtaren, ja me kë do të përballen kuqezinjtë

Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit duket se e kanë mbyllur edhe një tjetër ndeshje miqësore, e cila do të zhvillohet në muajin tetor. “Skysport” shkruan, se kuqezinjtë që drejtohen nga Christian Panucci pritet të përballen me Jordaninë më 10 tetor, teksa mësohet se orari që do të zhvillohet ndeshja do të jetë në 20:45.
 
Akoma nuk është përcaktuar fusha ku do të zhvillohet miqësorja, por ky takim do të zhvillohet katër ditë përpara ndeshjes zyrtare, që kombëtarja shqiptare ka për Ligën e Kombeve. Më datën 14 tetor, të besuarit e Christian Panucci do të përballen me Izraelin në kuadër të ndeshjes së parë. Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk e ka zyrtarizuar si lajm, por pritet që në fillim të javës institucioni që drejton futbollin në vend të njoftojë kundërshtarin e radhës të kuqezinjve. /EDS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet