Tjetër largim nga Prokuroria e Përgjithshme, ja kush është këshilltari që lë detyrën

Publikuar më 08. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Vijojnë ndryshimet në Prokurorinë e Përgjithshme, pas marrjes së detyrës nga prokurorja Arta Marku. Së fundmi, një tjetër emër, staf i ngushtë me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Ai është Këshilltari për Mediat në Prokurorinë e Përgjithshme, Albi Serani.
Në një mesazh përshëndetës drejtuar mediave, Serani thotë se eksperienca e tij në Prokurorinë e Përgjithshme ka qenë një periudhë shumë intensive.
“Të nderuar kolegë!
Gjatë 5 viteve të fundit kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me Ju. Për mua personalisht, kjo periudhë ka qenë shumë intensive dhe më ka ndihmuar shumë në aspektin profesional.
Unë ndihem shumë i nderuar për raportet e krijuara me gjithësecilin prej Jush dhe shpresoj që rrugët tona të bashkohen sërish, gjithnjë për të ruajtur miqësinë dhe komunikimin korrekt që kemi zhvilluar deri më tani.
Duke Ju uruar të gjithë Vit të Ri të mbarë dhe sa më shumë fat, Ju njoftoj që, duke filluar nga dita e sotme, unë nuk do të jem më pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.
Ju faleminderit për gjithçka! Albi Serani”