Tjetër goditje ndaj medias në Turqi, urdhër-arrest për 4 drejtues të gazetës opozitare

Publikuar më 19. 05. 2017 nga Eno Shkëmbi

Liria e shtypit në Turqi vijon të pësojë regres dita ditës. Një urdhër i ri arresti është lëshuar sot për katër figura të njohura, drejtorë dhe gazetarë, të së përditshmes “Sozcu”.

Ata dyshohen për lidhje me rrjetin puçist të Fethullah Gulen dhe rrjedhimisht për grushtin e dështuar të shtetit, bën të ditur gazeta qeveritare “Sabah”.

Njerëzit e medias akuzohen se kanë shfaqur në edicionin online adresën dhe pamjet e hotelit të Marmarisit, ku ndodhej për pushime presidenti Rexhep Tajp Erdogan, pak orë përpara nisjes së grushtit të shtetit.

Katër gazetarët në kërkim janë drejtori Burak Akbay, shefja e faqes së internetit Mediha Olgun, shefja e sektorit financiar Yonca Kaleli dhe gazetari Gokmen Ulu. /E.SH/