×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tjetër denoncim i fortë nga PD: Miku i Ramës, Agron Papuli mori 1.8 mln euro në korrik

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot denoncimet me tenderat, që sipas saj persona të afërt me Ramën favorizohen nga qeveria. Në një dalje për mediat nga selia blu, Flamur Noka tha se kompanisë së mikut të Ramës, Agron Papuli, në muajin korrik të këtij viti i është dhënë tenderi i radhës. Ai tha se bëhet fjalë për një tender me objekt “qira operacionale automjetesh nga Policia e Shtetit me vlerë, 1.8 milion euro”.

Deklarata e Nokës:

Edi Rama, po tregon çdo ditë se qëllimi i pushtetit të tij nuk ka qenë dhe nuk është qeverisja e shqiptarëve, por vjedhja dhe pasurimi i tij dhe i oborrtarëve të tij. PD denoncoi një ditë më parë provën e dokumentuar se si qeveria e Edi Ramës, i ka dhënë baxhanakut të tij Armand Frangu, 41 tendera me vlerë 15.6 milion euro.

Ky nuk është rasti i fundit. Sot, po bazuar në dokumente zyrtare, po denoncojmë faktin se si Edi Rama vijon të favorizojë një ndër binzesmenët e afërt të tij, duke i dhënë miliona euro nga buxheti i shtetit, me gjithë denoncimet e shpeshta publike. Kompanisë së mikut të Ramës, Agron Papuli, siç provohet edhe në dokumentet zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik në muajin korrik të këtij viti i është dhënë tenderi e rradhës. Bëhet fjalë për një tender me objekt “qira operacionale automjetesh nga Policia e Shtetit, 1.8 milion euro.

Marrja me qera e makinave është korrupsion i pastër për të pasuruar financuesin e Edi Ramës, kjo sepse harxhohen miliona euro për makina me qera dhe makinat nuk i mbeten policisë, por i rikthehen përsëri mikut të Ramës. Kostoja e marrjes me qera të makinave është më e madhe sesa blerja e tyre. Favorizimi me tendera muk ndalet vetem me makinat e policisë. Në dy vitet e fundit, nga kompania shtetërore OSHEE, kompanitë e preferuara të Ramës, në pronësi të Agron Papulit kanë përfituar 6 tendera, me vlerë 4.3 milion euro.

Ky është një korrupsion i paracaktuar dhe një akt korruptiv kriminal, pasi të gjitha specifikat e tenderave për makinat në qeverisjen e Edi Ramës janë përcaktuar nga vetë Agron Papuli duke pamundësuar garën për të tjerët.  Janë 127 tendera që i janë dhënë mikut të kryeministrit, Agron Papuli, që prej ditës që qeveris Edi Rama. Duke bërë një llogari të thjeshtë, rezulton se nga buxheti i shtetit për mikun e kryeministrit Agron Papuli, janë dhënë 17.3 milion euro.

1.8 milionë eurot e përfituara në korrik të këtij viti janë kësti i fundit i një politike arrogante të kryeministrit, i cili buxhetin e shtetit e shpërndan ekskluzivisht për familjen e tij, baxhanakun, miqtë e deputetëve të partisë si dhe për oligarkët që pastrojnë paratë dhe paguajnë tarifën tek kryeministri. Por zullumi i kësaj qeverie s’ndalet së trashuri, prandaj klika e baxhanakëve, e miqve të gruas dhe e grave të miqve s’mund të mbijetojë gjatë. Shqiptarët nuk do të lejojnë që Edi Ramës t’i jepet shansi ta privatizojë edhe buxhetin e vitit të ardhshëm.

/D.Xh/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Turizmi i luftës’, Elisa Spiropali ndërroi tre kostume gjatë disa orëve në Kiev (FOTOT)

‘Turizmi i luftës’, Elisa Spiropali ndërroi tre kostume gjatë disa orëve në Kiev (FOTOT)

Publikuar më 16.06.2022
Elisa Spiropali shënoi dje një rekord historik, ndërsa shoqë...

Elisa Spiropali shënoi dje një rekord historik, ndërsa shoqëronte kryeministrin Rama, gjatë vizitës disaorëshe në Kiev, kur ndërroi disa kostume. Në fillim ministrja u shfaq me një kostum të gri në të cilin kishte vendosur edhe një fjongo me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, në shenjë sensibilizimi. Më pas ajo u shfaq me një blu […]

Lexo më shumë

Analiza e ‘The Economist’: Pse Erdogani po bllokon rrugën e Finlandës dhe Suedisë për në NATO

Analiza e ‘The Economist’: Pse Erdogani po bllokon rrugën e Finlandës dhe Suedisë për në NATO

Publikuar më 31.05.2022
The Economist Lufta në Ukrainë sfidoi mençurinë konvencional...

The Economist Lufta në Ukrainë sfidoi mençurinë konvencionale për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, konkurrencën e fuqive të mëdha dhe sigurinë euroatlantike. Zhvillimet më të fundit gjithashtu gjallëruan NATO-n, ndoshta aleanca më e madhe ushtarake në histori. Turqia ka qenë një aleat i domosdoshëm i NATO-s për 70 vite. Vendi ynë u bashkua me […]

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave në Prrenjas, zgjidhet kreu i ri i PD-së

Përfundon numërimi i votave në Prrenjas, zgjidhet kreu i ri i PD-së

Publikuar më 18.04.2022
Ka përfunduar numerimi i votave për kreun e PD në Prrenjas k...

Ka përfunduar numerimi i votave për kreun e PD në Prrenjas ku fitues është shpallur Arjan Karriqi me 165 vota dhe ndërsa kandidati tjetër Ardian Leka ka arritur të sigurojë në total plot 95 vota. Karriqi ka vite që e mban postin e Kryetarit te PD për degën Prrenjas. “Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të […]

Lexo më shumë

Nisin zgjedhjet për kryetarin e PD-së në Patos, ja kandidatët në garë

Nisin zgjedhjet për kryetarin e PD-së në Patos, ja kandidatët në garë

Publikuar më 17.04.2022
Sot mbahen zgjedhjet për kryetar të Degës PD Patos. Votimi d...

Sot mbahen zgjedhjet për kryetar të Degës PD Patos. Votimi do të zhvillohet nga ora 09:00 deri ne orën 17:00 në ambjentin përballë ish-Bashkisë në këtë qytet. Kandidatët që do të garojnë për kreun e PD-në në Patos janë: 1-Ardian Rama 2-Shezaim Ymeraj. “Njoftim antarëve të PD Dega Patos Ditën e diel dt. 17 prill […]

Lexo më shumë

Rusia shpall ‘non grata’ Boris Johnson dhe 11 politikanë të tjerë anglez

Rusia shpall ‘non grata’ Boris Johnson dhe 11 politikanë të tjerë anglez

Publikuar më 16.04.2022
Ministria e Jashtme e Rusisë ka ndaluar hyrjen në vend për B...

Ministria e Jashtme e Rusisë ka ndaluar hyrjen në vend për Boris Johnson, sekretaren e jashtme Liz Truss, sekretarin e mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 politikanë dhe anëtarë të tjerë të qeverisë britanike, raporton Reuters. Masa u mor “duke pasur parasysh veprimin e pashembullt armiqësor nga qeveria britanike, në veçanti vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve […]

Lexo më shumë

A ka pasur deputetë që ju kanë kërkuar të tërhiqni padinë nga Gjykata? Alibeaj flet hapur, zbulon emrin e kolegut që ia propozoi

A ka pasur deputetë që ju kanë kërkuar të tërhiqni padinë nga Gjykata? Alibeaj flet hapur, zbulon emrin e kolegut që ia propozoi

Publikuar më 16.04.2022
‘Nëse platforma e propozuar prej nesh, që sjell bashkimin e ...

‘Nëse platforma e propozuar prej nesh, që sjell bashkimin e demokratëve, do të pranohet, gjithçka tjetër është pavlerë’, është ky qëndrimi i mbajtur nga Enkelejd Alibeaj, pas pyetjes së gazetarëve nëse ka pasur deputetë që i kanë kërkuar të tërheq padinë në Gjykatë. Alibeaj tha se ka qenë deputeti Helidon Bushati që e ka bërë […]

Lexo më shumë

Basha në terren, takim me disa demokratë të Beratit

Basha në terren, takim me disa demokratë të Beratit

Publikuar më 14.04.2022
Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha vijon me takimet në terren d...

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha vijon me takimet në terren dhe larg syrit të medias. Sot ishte në Berat, ku zhvilloi një takim me disa demokratë. Një ditë më parë ishte në Mirditë, Shkodër e kështu me radhë. Diskutimet janë me grupe të vogla demokratësh që i qëndruan besnikë Bashës deri në fund. Javë më […]

Lexo më shumë

Shpallja non grata e Aqif Rakipit/ Socialistët: Duroni deri të martën për një qëndrim politik!

Shpallja non grata e Aqif Rakipit/ Socialistët: Duroni deri të martën për një qëndrim politik!

Publikuar më 14.04.2022
Tre ditë pas sanksioneve të shpallura nga Departamenti i The...

Tre ditë pas sanksioneve të shpallura nga Departamenti i Thesarit, zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste presin mbledhjen e grupit parlamentar për të pasur një qëndrim lidhur me dy deputetët e tyre të mbështetur nga Rakipi. Partia Socialiste vijon të mos ketë një qëndrim politik për dy deputetët e saj të ‘mbështetur’ nga Aqif Rakipi, […]

Lexo më shumë