Tjetër aksident, “Range Rover” përplas këmbësorin

Një tjetër aksident është regjistruar ditën e sotme, ku një 59-vjeçar ka është përplasur nga një fuoristradë në aksin rrugor Korçë–Maliq pranë fshatit Bulgarec.

Policia bën të ditur se i plagosuri është me iniciale A.D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ai u përplas nga një automjet “Range Rover” që drejtohej nga qytetari me iniciale K.M.

Shoferi është shoqëruar në komisariat për të dhënë shpjegime për rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor i policisë shkoi në vendngjarje për mbledhjen e provave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet