Tiranë, të shtëna me armë gjatë natës

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një telefonatë në numrin e emergjencave ka njoftuar se në rrugën  “Njazi Meka” në kryeqytet ka patur të shtëna me armë.

Ndërkohë policia sqaron se: “Më datë 19.06.2017, rreth orës 02:30, në numrin e emergjencave civile 112, ka ardhur një njoftim se në rrugën “Njazi Meka”, ka të shtëna me armë zjarri. Nga verifikimet ka rezultuar se në këtë segment është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri”.

Raportohet se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë model 56 dhe se grupi i hetimor është duke punuar për identifikimin  dhe kapjen e autorit/ëve.

/D.T/