Tiranë, shoferi i dehur i shpëton policisë, Blutë i vihen nga pas (VIDEO)

Nuk ka kaluar pa incidente nata e ndërrimit të viteve në Tiranë. Shqetësim janë kthyer shoferët e dehur të cilët qarkullonin me makinë në kryeqytetet.

Raportohet se një drejtues automjeti i ka shpëtuar policisë, e cila ka nisur ta ndjekë më pas si nëpër filma.

Shoferi i dehur është kapur disa kilometra pasi policia i ishte vënë pas.

“Nën efektin e alkoolit si bindet urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore për të ndaluar, por kapet në rrugën e Rinasit pas ndjekjes nga Policia Rrugore.

Personi shoqërohet për në Komisariat për akuzën e ‘kundërshtim të punonjësit të Policisë, por i kërkuar edhe për një ngjarje ku ka dhunuar një shtetase”, bën të ditur policia.

Të tjera

Abissnet