Tiranë, shembet struktura pa leje e Shullazit

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa lejen po vazhdon edhe në kryeqytet. Një rast i tillë është dhe prishja e një strukture metalike pa leje, e cila u ngrit në afërsi të rreth-rrotullimit “Shqiponja” në Laprakë, nga një grup që njiheshin në komunitet si “ushtarët e Shullazit”, të cilët thuhet se kërcënonin inspektoret e bashkisë që e pikasën si ndërtim pa leje.

Mësohet se Struktura u prish nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës, me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, ndërkohë materialet për veprën ndërtim pa leje i janë referuar Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet