Tiranë/Rrëzohet në mes të rrugës, humb jetën gruaja

Një ngjare e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën pasi është rrëzuar në rrugë.

Nga informacioni paraprak, mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Komuna e Parisit” dhe e moshuara rreth 85 vjeç, pasi është rrëzuar në rrugë u dërgua në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia e Tiranës bën me dije se e moshuara, identiteti i të cilës ende nuk dihet,  humbi jetën në spital rreth 20.30 të mbrëmjes së sotme si shkak i dëmtimeve të rënda që kishte marrë në trup nga rënia përdhe.

Tiranë

Më datë 19.08.2019, në rrugën “Komuna e Parisit”, një shtetase e moshuar rreth 85 vjeçe, është rrëzuar vetë në rrugë e cila u dërgua menjëherë me autoambulancë pranë Spitalit të traumës në gjendje të rëndë shëndetësore si shkak i dëmtimeve të marra nga rënia përdhe e cila rreth orës 20:30, ka ndërruar jetë.

Është, rreth  85 vjeç, me flokë të prera mesatarisht dhe  të thinjura, dhe ka një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zeze, bezhë, dhe kafe.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të moshuarës pasi deri në këto momente nuk është paraqitur në morgun e spitalit ndonjë familjar i saj.

Ju lutemi qytetarëve të informojnë në nr 112.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet