Tiranë/ Plagosi me thikë 31-vjeçarin, në pranga i riu

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti ka plagosur me thikë 31-vjeçarin, Denis Bregu.

Ndërkaq, mësohet se në pranga ka rënë Dashamir Musa, i cili rezulton se më parë është i dënuar për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Ndërkohë, 31-vjeçari i cili mbeti plagosur gjatë konfliktit është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 3,  vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të 31 vjeçarit.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i plagosur me thikë 31 vjeçari D.B, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 3 Tiranë, falë veprimeve të mirëorganizuara, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

M., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”

Ndalimi  i tij  u bë pasi në rrugën “Gjergj Legisi” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin D. B.,31 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi D.M, në momentin që ka kryer këtë vepër penale  ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte  larguar nga vendi i qëndrimit. Materialet në ngarkim të tij  i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vëndi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet