Tiranë/ Mjeti humb kontrollin, përplas këmbësorin

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën Ali Demi në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës.

Sakaq, si pasojë është aksidentuar një këmbësor R. E rreth 69 vjeç, i cili u dërgua në spital nën kujdesin mjekësor.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën Ali Demi në afërsi të Kryqëzimit mjeti me drejtues shtetasin I. S ka humbur kontrollin duke u përplasur me një nga shtyllat buzë rrugës , si pasojë është aksidentuar një këmbësor R. E rreth 69 vjeç, i cili u dërgua në spital nën kujdesin mjekësor.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet