Tiranë/ Hajduti kapet mat, telefonin e vjedhur në urban e hedh në kosh

Diamila Leka

Një grabitje e mbetur në tentativë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 11:00. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në stacionin e urbanit në rrugën “Asim Vokshi”, në kryqëzim me rrugën e njohur ndryshe si “Rruga e Burgut”. Grabitja e portofolave ose e telefonave në urbanet e transportit publik në Tiranë është një problem që ende nuk ka gjetur një zgjidhje në vendin tonë, përkundrazi. Ky problem, dita-ditës po shtohet. Një ditë më parë, në linjën e urbanit të “Tiranës së Re”, një vajze iu vodh portofoli nga çanta. Pas shumë përpjekjeve dhe thirrjeve të vajzës që shoferi të mos hapte dyert e urbanit, nuk u mor parasysh si nga ana e shoferit dhe e fatorinos. Ndërkohë, në një tjetër linjë urbani, ditën e sotme një grabitje ndodhi por fatmirësisht mbeti në tentativë dhe nuk u realizua falë reagimit të qytetarëve.

Ngjarja

Rreth orës 11:00 të paradites së sotme, teksa një vajzë po zbriste nga urbani i linjës së “Unazës së Re”, vërejti se nuk e kishte telefonin e saj në xhep. Ndërkohë, po u kërkonte ndihmë njerëzve që ishin pranë saj. “Fillimisht zbriti një djalë i shkurtër nga urbani e po priste në stacion. Më pas zbret vajzë e tensionuar që i kishte humbur telefoni. Ishte me dy shoqe. Djali e pyet se kush mund t’ja kishte marrë telefonin ndërsa vajza vazhdonte të bërtiste e më pas të qante për telefonin. I thotë shoqes së saj që ta telefononte në numrin e saj. Ndërkohë që zilja binte, por ajo nuk përgjigjej. Vajzës i afrohej dhe një burrë i cili përpiqej që ta ndihmonte dhe ta qetësonte sepse ishte shumë e traumatizuar sepse sapo e kishte blerë, gati dy ditë kishte. Ngjarja ndodhi para dyqanit në të cilin unë jam punësuar si shitëse. Teksa po shihja vajzën që qante, afrohem për të mësuar më tepër dhe mos ndoshta e ndihmoja. Mësoj se që i kishin vjedhur telefonin e saj tip iPhone. I them që përmes një programi të shkarkuar në telefon, mund ta gjej përmes gjurmimit. Tentova të provoja por fatmirësisht nuk e kishte me kod, dhe për këtë gjë më ndihmoi që të realizoja gjurmimin. Telefoni ishte shumë afër nesh. Ishte fare pranë. Nuk isha e sigurt se kush mund ta kishte, por përmes lëvizjeve që bëja për t’u siguruar i them që e kishte një djalë aty pranë nesh (djali që doli në fillim nga urbani dhe se gjoja i erdhi në ndihmë vajzës për ta ndihmuar për telefonin). Për t’u siguruar në ato se çfarë thashë, pasi djali në fjalë nuk e pranonte këtë gjë dhe se e kisha akuzuar kot pa fakte, i them të lëvizë. Në momentin që lëviz djali, largohej dhe telefoni, kjo gjë pasqyrohej në programin e gjurmimit në telefonin tim. Kur e kuptoi që kjo gjë u vërtetua që telefonin e vjedhur e kishte ai, filloi të dridhej dhe të ishte nën tension. Nxirrte justifikime për të kamufluar situatën. Vazhdoja sërish që t’i bindja vajzat që telefonin e kishte ai. Unë e vërtetova që ai djali e kishte telefonin. Për të pasqyruar të vërtetën, dhe për t’i ballafaquar i fus te një dyqan këpucësh pranë stacionit të urbanit dhe ia shpjegoj vajzave. I largova nga stacioni i urbanit për t’i bërë që ta kuptonin nëse e kishte ai djali apo jo por edhe për të parë lëvizjet e tij nëse do nxirrte telefonin”, tregon për gazetën “Shekulli”, shtetasja me inicialet O.M.

Por nuk përfundon me kaq. Telefoni përfundon në një kosh pranë stacionit të urbanit. Kjo gjë nuk u vërejt nga shtetasja me inicialet O,M., pasi ishte brenda në dyqan duke i shpjeguar si qëndronte e vërteta vajzës së cilës iu vodh telefoni. Teksa vajzat ishin në dyqanin e këpucëve, grabitësi përfiton nga situata dhe e hedh në kosh. Ky i fundit ishte i shoqëruar dhe me dy djem të tjerë të cilët u shpërndanë për mos të rënë në sy. Ndërsa, gjestin që telefoni u hodh në kosh e kishte vërejtur shtetasja me inicialet Xh.L, e cila punon si shitëse në një dyqan rrobash pranë ngjarjes ku kishte parë çdo veprim dhe çdo dëshmi që shtetasja O.M., tregoi më lart e konfirmon.

“Teksa O.M., shkoi me vajzat në dyqan, djali që grabiti telefonin e nxori nga xhepi dhe e hodhi në koshin pranë stacionit të urbanit. Këtë gjë ia tregoj një djali pranë nesh, dhe ai e merr telefonin e ia jep vajzës.”, tregon Xh.L për gazetën “Shekulli”. Ndërkohë shtetasja O.M., pasi e kishte ndihmuar vajzën që të gjente telefonin, pranë dyqanit ku ajo punonte kalon një nga shokët e grabitësit të telefonit dhe i thotë se kishte bërë një veprim të gabuar që e kishte zbuluar kush e grabiti telefonin pasi si duket  plani i tyre nuk ishte realizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet