Tiranë, gjendet i pajetë në makinë 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë në makinën e tij këtë pasdite. Sipas informacionit paraprak, 38-vjeçari me inicialet R.B., u gjet pa shenja jete ne automjetin e tipit BMW.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti”, rreth orës 16.00. Paraprakisht thuhet se 38-vjeçari mund të ketë humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, pasi nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti” u gjet pa shenja jete, në  automjetin e ndezur tip “BMW”, shtetasi R. B.,38 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime të tjera.

Paraprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet