Tirana pa drita më 17 maj, OSHEE bën njoftimin e rëndësishëm

Më anë të një njoftimi, OST bën të ditur për abonentët e Tiranës se më 17 maj do të ketë stakim të energjisë elektrike.

Sipas OSHEE energjia elektrike do të stakohet në orën 08.00 deri në 16.00 për shkak të punimeve të OST dhe zonat e prekura janë:

Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu i Zi, rruga “Artan Lenja”, pranë ish-fushës se Aviacionit, Lapraka, rrugët “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci”, “Vangjel Noti” dhe zona rreth Spitali Ushtarak.

Njoftimi i plotë i OSHEE:

Njoftim i OST për abonentët Tiranë 📌

Stakim i datës 17 maj 📍

Për shkak të punimeve të OST në N/st Tirana 1 (Zogu Zi), më 17 maj do të stakohet energjia⚡️në orën 08:00-16:00 për zonat👇

👉🏼Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, pallatet pranë karburant “Kastratit” tek Zogu i Zi, rruga “Artan Lenja”, prane ish-fushes se Aviacionit, Lapraka, rrugët “Pandi Dardha”, “Mati Logoreci”, “Vangjel Noti” dhe zona rreth Spitali Ushtarak✅

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet