×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Tirana një qytet më i dendur, por me çfarë kostoje” Bloomberg: Nga vijnë paratë për rrokaqiejt që po rriten si kërpudha?

Një qytet më i dendur, por me çfarë kostoje?”.  Kështu titullohet artikulli i Bloomberg për Tiranën. “Gjatë dekadës së ardhshme, Tirana është gati për një ndryshim dramatik. Në qendër të kryeqytetit shqiptar, ndërtesat moderne të larta po zënë vendin e ndërtesave historike, sipas një plani të quajtur Tirana 2030.”  Qeveria thotë se qëllimi i saj është kthimi i Tiranës në një qytet me të gjelbër, me korsi biçikletash, më shumë automjete elektrike dhe zona të pyllëzuara që rrethojnë qendrën.

Bulevardi “Dëshmorët e kombit”

Jessica Bateman

Gjatë dekadës së ardhshme, Tirana do t’i nënshtrohet një ndryshimi dramatik. Në qendër të kryeqytetit shqiptar, ndërtesat e larta moderne po zënë vendin e përzierjes aktuale të ndërtesave historike të ndërtuara në mënyrë joformale, sipas një plani të quajtur Tirana 2030. Qeveria thotë se synimi është të ndalojë shtrirjen urbane duke e përqendruar ndërtimin në zemrën e qytetit, si dhe shndërrimi i saj në një qytet më të gjelbër, me korsi biçikletash, më tepër makina elektrike dhe pemë që rrethojnë qendrën.

Shqipëria mbetet një nga vendet më të varfra të Evropës, me GDP për kokë sa rreth 30% të mesatares së Bashkimit Evropian. Dhe, sipas bashkisë, një rinisje dramatike është e nevojshme për ta shndërruar kryeqytetin e gjallë por kaotik të Shqipërisë në një metropol modern evropian. “Tirana rritet çdo vit me rreth 30 mijë njerëz, (ndaj pyetja është) si ta planifikojmë këtë rritje në mënyrë të shëndetshme”, thotë Kryebashkiaku Erion Veliaj, anëtar i Partisë Socialiste në pushtet. “Mendoj se e kemi thyer mitin që vetëm qytetet e pasura mund ta bëjnë”.

Por me rrokaqiejt që mbijnë si kërpudha nëpër qytet dhe disa ndërtesa kyç historike tashmë të shkatërruara, kritikët e planit shqetësohen se qyteti po iu shitet ndërtuesve pa u konsultuar më parë me publikun, në një proces që mund ta ndryshojë aq sa të mos njihet më shtëpinë e tyre. Arkitektë, akademikë e aktivistë thonë se shkatërrimet po çojnë në humbje të historisë, rritje të çmimeve të banesave dhe ndoshta shërbejnë edhe si operacione pastrimi parash për krimin e organizuar.

“Kur sheh planet, vë re që i gjithë qyteti është nën ndërtim”, thotë Doriana Musai, një arkitekte që mori pjesë në protesta.

Sheshi “Skënderbej” në vitin 1989

Historia e pasur e Shqipërisë shpaloset plotësisht në qendrën e Tiranës. Sheshi Skënderbej u bë qendra e qytetit pas çlirimit nga Perandoria Osmane në fillim të viteve 1900. I dizenjuar gjatë pushtimit italian, ai përmban ndërtesa moderniste italiane të viteve 1930 dhe arkitekturë të stilit sovjetik nga periudha e mëvonshme socialiste. Më tej, bulevarde të gjerë paraqesin një miks eklektik pallatesh banimi nga koha e Italisë dhe blloqe apartamentesh të mëvonshme, shumë syresh të rimodeluar radikalisht nga banorët pas rënies së komunizmit në fillim të viteve ’90. Rrugë të ngushta si në fshat kalojnë mes tyre, duke krijuar një larmi të rrëmujshme por vibrante.

Sheshi Skënderbej është tani në qendër të ndryshimeve të qytetit. Dikur një nga rrethoret me më tepër qarkullim në qytet, tani është vetëm për këmbësorët, duke krijuar një hapësirë aq të nevojshme publike. Por ka edhe shtojca kontradiktore: të paktën katër ndërtesa të larta, në faza të ndryshme ndërtimi, kanë mbirë në dy vitet e fundit. Edhe ajo çka mungon godet. Në jug të këtij grumbulli është një gropë ku dikur qëndronte një pikë referimi. Teatri Kombëtar i Shqipërisë, i ndërtuar më 1938 dhe i konsideruar si një shembull i veçantë i futurizmit italian, u shkatërrua në maj 2020, pas një pushtimi dyvjeçar nga aktivistët, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një teatri të ri më të madh. Kur u shkatërrua, natën, pa paralajmërim, shumë aktivistë ishin ende brenda tij. Pas protestave, firma arkitekturore Bjarke Ingels Group thuhet se u tërhoq nga projekti, duke i lënë punimet pezull dhe truallin të papërdorur e të rrethuar nga gardhet e përkohshëm, me një mini-varr për teatrin e vjetër para, të mbushur me qirinj. Ingels nuk iu përgjigj kërkesës së CityLab për koment.

“Gjithçka është në rrezik… kujtesa kolektive, vendet e trashëgimisë”, thotë Musai, e cila protestoi te teatri. “Dhe stimulon gentrifikimin. Qyteti i ri po zë gjithçka dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë, sepse do të humbasim lidhjen me të kaluarën”.

Protestat e 17 majit 2020 pas prishjes së Teatrit Kombëtar

Planet për ndryshimin rrënjësor të qendrës së qytetit u zbuluan fillimisht më 2016, nën emrin Tirana 2030. Joni Baboçi, këshilltar i kryebashkiakut për planifikimin dhe arkitekturën, thotë se synimi ishte “ri-imagjinimi territorial i Tiranës”. Që nga rënia e regjimit komunist, mijëra njerëz u shpërngulën në kryeqytet nga zona rurale në kërkim të punës, duke u vendosur në toka bujqësore dikur shtetërore. Baboçi argumenton se ndonëse kjo i dha shumë ngjyra qytetit, rezultoi edhe në mangësi hapësirash publike dhe të harmonisë arkitekturore.

“Ne donim të krijonim një qendër urbane të vogël, shumë të dendur dhe të ruanim sa më shumë të ishte e mundur nga territori rural dhe periferik”, shpjegon. “Ndaj plani parandalon zhvillimin rezidencial jashtë bërthamës së qytetit dhe nxit njerëzit të ndërtojnë në qendër”. Arktiket italian Stefano Boeri dizenjoi një pyll orbital për të rrethuar këtë qendër dhe ndihmoi në ndërtimin e planimetrisë që do të siguronte më tepër gjelbërim dhe hapësirë publike. Janë ndërtuar korsi biçikletash, si dhe janë stimuluar taksistët për të përdorur makina elektrike.

Sipas Baboçit, ndërtuesit janë inkurajuar të ndërtojnë ndërtesa të larta për të rritur densitetin. Në shkëmbim, ata duhet t’i japin qytetit një pjesë të caktuar të tokës përreth ndërtesës për ta përdorur si hapësirë ​​publike. Sa më lart të ndërtojnë, aq më i madh është proporcioni që duhet t’i kthehet qytetit. Lejohet njëfarë fleksibiliteti me lartësinë e kateve, megjithëse Baboçi thotë se synohet ngjashmëri në stil dhe skemë ngjyrash. Për t’i hapur rrugë këtij ndërtimi të ri, ndërtesat ekzistuese po prishen. Baboçi thotë se zhvilluesit e pronave zakonisht hyjnë në një marrëveshje me pronarët aktualë të tokave, të cilëve u jepet një përqindje e ndërtimit të përfunduar. Bashkia merr një taksë 8% dhe Baboçi thotë se vendimi për të përqendruar zhvillimin në qendër ishte pjesërisht i motivuar financiarisht, pasi çmimet e pronave atje janë më të larta.

Dëshira për të mbledhur fonde dhe krijimi i hapësirës publike është i dukshëm për një pushtet lokal pa pará . Zhvillimi i rrëmujshëm i Tiranës ka sjellë pakësimin e objekteve si këndet e lojërave dhe parqet. Por kritikët thonë se ndërtimet që po kryhen aktualisht nuk i përmbushin këto kushte, si dhurimi i një pjese të tokës për hapësirë ​​publike dhe se shumë prej tyre po ndërtohen pa ndonjë plan të qartë.

Në përgjigje, Veliaj thotë se çdo leje ndërtimi e dhënë deri tani parashikon kthimin e një pjese të konsiderueshme toke për përdorim publik dhe thotë se do të ishte i lumtur t’u përgjigjej pyetjeve nëse njerëzit shqetësohen për projektet. “Kemi bërë 27 konsultime në çdo lagje”, thotë. “Kur thua ‘jo në oborrin tim’, a është vërtet oborri yt? Nëse nuk është vërtet oborri yt dhe nëse kjo hap vende pune dhe liron hapësira publike, atëherë mendoj se ata që ankohen duhet të marrin pjesë në konsultime”.

Një zonë në qendër të Tiranës

Bashkia thotë edhe se planet janë online dhe të gjithë mund t’i shohin – një hartë në faqen e saj në internet liston se çfarë mund të ndërtohet në secilën “zonë” të vogël të qendrës së qytetit për sa i përket lartësisë dhe përdorimit të tokës, si dhe janë publikuar PDF të zgjeruara të planeve. Edhe Boeri ka ndarë me publikun interpretimet e tij, duke treguar shumë nga veçoritë e gjelbërimit të dizenjos së re. Por nuk është publikuar asnjë plan i detajuar se si do të duket saktësisht qendra e transformuar. Aktivistët dhe arkitektët argumentojnë se kjo e bën të pamundur për njerëzit e zakonshëm të kuptojnë se çfarë forme do të marrin zhvillimet.

Duke pasur parasysh ekonominë e dobët të vendit, ka edhe shqetësime se nga vijnë paratë për këto zhvillime. Sipas një numri ekspertësh, Shqipëria është bërë një vend i preferuar për kriminelët ndërkombëtarë për të pastruar paratë e tyre. Prokurorët antimafia në Itali zbuluan se sindikata e krimit ‘Ndrangheta e shihte ndërtimin e ri të Tiranës si një mundësi pastrimi. Task Force e Veprimit Financiar (FAFT), një mbikëqyrës global i pastrimit të parave, e ka vendosur Shqipërinë në “listën gri”, që do të thotë se konsiderohet me rrezik të lartë për pastrim parash për shkak të dobësive në sistemet e saj dhe ka caktuar pasuritë e paluajtshme si një sektor preokupimi të veçantë. Ehe Zyra e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave në Shqipëri thotë se ka vëzhguar “investime të konsiderueshme në pasuri të paluajtshme me burim të panjohur fondesh”, të cilat i klasifikoi si “të dyshimta”.

Por Baboçi nuk beson në përhapjen e gjerë të aktiviteteve të paligjshme. “Për mendimin tim, kur ndërton nuk është e lehtë të pastrosh para. Kushdo mund të shkojë e të kontrollojë atë që ke investuar dhe sa ke deklaruar”.

Shqipëria u angazhua politikisht për fuqizimin e sistemeve kundër pastrimit të parave në shkurt 2020 dhe ka ndërmarrë hapa që atëherë, përfshirë rritjen e sanksioneve financiare. Veliaj shton: “Ne kemi një agjenci për pastrimin e parave që kontrollon të gjitha financat. Gjithçka paguhet përmes bankave. Ndryshe nga administrata e mëparshme, kur njerëzit vinin me para në dorë për të paguar taksat, tani bëhet e gjitha online. Lejet jepen online”.

Pavarësisht burimit të parave, rritja e çmimeve për pronat e patundshme po e bën më pak të përballueshme blerjen e shtëpive. Çmimet e pronave në Tiranë u rritën rreth 6% që më 2020 ndërsa ekonomia u tkurr me të njëjtën shifër për shkak të pandemisë.

Bashkia e Tiranës thotë se asnjë objekt i listuar si monument kulture nuk do të prishet dhe ka vënë në dukje faktin se Teatri Kombëtar nuk është konsideruar asnjëherë i tillë, si justifikim për shkatërrimin e tij. Por kjo nuk ka rëndësi, sipas Paolo Vitti, profesor arkitekture në Universitetin e Notre Dame dhe anëtar i bordit të Europa Nostra, një OJQ e trashëgimisë kulturore që foli kundër shkatërrimit të teatrit. Ai argumenton se e gjithë qendra e Tiranës duhet mbrojtur për shkak të historisë dhe rëndësisë së saj arkitekturore.

“Gjatë dhjetë viteve të fundit ka pasur një qëndrim shumë agresiv nga bashkia në përpjekje për të shitur idenë se modernizmi vjen nga shembja e ndërtesave të vjetra dhe krijimi i arkitekturës spektakolare bashkëkohore”, thotë ai, duke shtuar se ndërtimet e reja nuk shërben si përmirësues i bërthamës historike.

Ai paralajmëron edhe se ky lloj zhvillimi nga lart-poshtë, për të cilin ai argumenton se në thelb importon një qytet të ri me shpirt anonim mbi qytetin ekzistues, rrezikon të krijojë një mori problemesh mjedisore dhe sociale, përfshirë tjetërsimin dhe trazirat civile. “Ndërtesat kanë kuptim vetëm nëse njerëzit u japin atyre kuptim”, thotë. “Ato nuk ekzistojnë për vlerën e tyre objektive.”

Ndonëse “pushtimi” i teatrit ndihmoi në ndërtimin e një lëvizjeje të dukshme të shoqërisë civile, shumica e aktivistëve nuk besojnë se mjafton për të ndaluar ndërtimet e vazhdueshme. Partia Socialiste, e cila mori pushtetin më 2013, fitoi së fundmi mandatin tretë, duke u inkurajuar të vazhdojë me zbatimin e planeve. “Ne kemi kërkuar drejtësi dhe kemi bërë gjithçka që kemi në dorë si qytetarë”, thotë Musai. “Ata duan të imponojnë vullnetin e tyre dhe publiku po përjashtohet nga vendimmarrja. Ligjet tona nuk mjaftojnë për të na mbrojtur trashëgiminë. Po shkatërrohet dhe po zëvendësohet me një model të ri”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Përfshihet nga flakët një apartament në Korçë, humb jetën 67-vjeçari! Ja informacionet e para

Publikuar më 27.01.2022
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qyteti...

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Një apartament është përfshirë nga flakët, e për pasojë ka humbur jetën 67-vjeçari E.R. 67-vjeçari ka humbur jetën për shkak të asfiksisë. Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohësja. Zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje për të bërë shuarjen e […]

Lexo më shumë

Sali Berisha në krye të PD? Reagon Escobar: E papranueshme një i shpallur non-grata të jetë fytyra e ndonjë partie

Sali Berisha në krye të PD? Reagon Escobar: E papranueshme një i shpallur non-grata të jetë fytyra e ndonjë partie

Publikuar më 27.01.2022
I dërguari i Posacëm për Europën Juglindore, Gabriel Escobar...

I dërguari i Posacëm për Europën Juglindore, Gabriel Escobar ka deklaruar prerazi këtë të enjte se nëse Sali Berisha rikthehet në krye të Partisë Demokratike nuk mund të priten marrëdhënie të kësaj të fundit normale me SHBA-të. Sipas Gabierl Escobar, nuk është normale që një njeri i sanksionuar për vepra të mëdha korrupsioni të jetë […]

Lexo më shumë

Bandat shqiptare përhapen dhe në Karaibe, ja si shtiren kriminelët si biznesmenë

Bandat shqiptare përhapen dhe në Karaibe, ja si shtiren kriminelët si biznesmenë

Publikuar më 27.01.2022
Destinacionet e Karaibeve meksikane nuk janë vetëm atraksion...

Destinacionet e Karaibeve meksikane nuk janë vetëm atraksion turistik. Duke qenë të preferuara për turistët nga e gjithë bota, ato bëhen një treg potencial për drogat që përdoren nëpër feta të Kankunit, Playa del Carmen, Tulum etj. DEA Amerikane dhe Interpol kanë zbuluar kriminelë të kërkuar nga të paktën 12 vende që banojnë në shtetin […]

Lexo më shumë

Pse mafia shqiptare dhe italiane ‘strehoet’ në Dubai? Flet kriminologu: Ja si trafikantët e drogës komandojnë gjithçka nga Dubai dhe pse nuk i ekstradojmë dot

Pse mafia shqiptare dhe italiane ‘strehoet’ në Dubai? Flet kriminologu: Ja si trafikantët e drogës komandojnë gjithçka nga Dubai dhe pse nuk i ekstradojmë dot

Publikuar më 27.01.2022
Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si m...

Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si mafia shqiptare dhe ajo italiane kanë gjetur parajsën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një intervistë për Rai News Vincenzo Musacchio* thekson se vendet si Dubai janë shndërruar në pikën më strategjike të trafikantëve të drogës të cilët kontrollojnë gjithçka që andej dhe madje investojnë në […]

Lexo më shumë

Policia nxjerr qentë në shitje, ofertat nisin nga 8 deri në 20 mijë lekë të reja

Policia nxjerr qentë në shitje, ofertat nisin nga 8 deri në 20 mijë lekë të reja

Publikuar më 27.01.2022
Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka ...

Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit ka hapur ankandin për shitjen e tyre. Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet gjatë orëve të mesditës së datës 9 shkurt dhe bëhet fjalë për 19 qen të moshjave të ndryshme. Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2013, kurse të […]

Lexo më shumë

Pamje të rënda +18/ Momenti kur qëllohen për vdekje pesë ushtarët ukrainas

Pamje të rënda +18/ Momenti kur qëllohen për vdekje pesë ushtarët ukrainas

Publikuar më 27.01.2022
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se...

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq momentin kur pjesëtari i Gardës Nacionale të Ukrainës qëllon me kallashnikovë kolegët e tij në një fabrikë të municionit në Dnepr. Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm, kanë humbur jetën pesë ushtarë dhe disa tjerë janë plagosur, kurse autori i krimit që ishte […]

Lexo më shumë

Një 9-vjeçar humb jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Një 9-vjeçar humb jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Publikuar më 27.01.2022
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima ng...

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, pandemia nuk ka kursyer as fëmijët. Një djalë 9-vjeçar nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin. Ndër të tjera, kanë humbur jetën dhe një person i moshës 50-59 vjeçare, dy persona të moshës 70-79 vjeçare dhe dy të moshës mbi […]

Lexo më shumë

Rriten shtrimet në spitalet COVID, 1549 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Rriten shtrimet në spitalet COVID, 1549 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Publikuar më 27.01.2022
Infektimet me COVID kanë shënuar një ulje të lehtë në 24 orë...

Infektimet me COVID kanë shënuar një ulje të lehtë në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 5662 testime, kanë rezultuar pozitivë 1549 qytetarë. Betejën me COVID e kanë humbur 6 qytetarë. “Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 […]

Lexo më shumë