Tirana mposht Teutën, fitore për mbijetesë

Tirana ka bërë një hap para këtë fundjavë, duke fituar 3-1 në Durrës ndaj Teutës vendase, një triumf që do të qetësojë disi ujërat e trazuar në të cilët lundronte, të paktën përkohësisht edhe pse jo matematikisht.

Fitorja e thellë në “Niko Dovana” sigurisht iu përmirëson golavarazhin bardhebluve kryeqytetas, por jo renditjen në tabelën e klasifikimit të Kategorisë Superiore pas javës së 29 të saj.

Oduamadi, Hasani dhe Karabeci ishin autorët e golave të fitores për kryeqytetasit, që hedhin një tjetër hap drejt qëndrimit në elitën e futbollit shqiptar. Ndërkohë, goli i barazimit momental u realizua nga Camara.

Me këtë fitore, Tirana dërgon në 6 pikë distancën me Kastriotin, e cila nga ana e saj u mposht me poker golash nga kampionët në fuqi të Skënderbeut. Muzaka zhbllokoi shifrat pas çerek ore lojë, ndërkohë që Oto John dhe dopieta e Krasniqit kompletuan pokerin.

Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 43 pikëve në vendin e katërt. Një triumf që i afron akoma më shumë me objektivin Europë. Ndërkohë, Kastrioti mbetet në zonën e ftohtë, teksa mban vendin e 9-të me 30 pikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet