Tipat e femrave me të cilat meshkujt nuk dëshirojnë të martohen

Publikuar më 19. 05. 2017 nga Jola Alimemaj

Nëse kërkoni mashkullin e përsosur, me të cilin dëshironi të martoheni, duhet të jeni të vetëdijshme për gjërat të cilat mbase i bëni gabimisht dhe tregohuni të mençura gjatë lidhjes.

Femra xheloze

Ajo vazhdimisht nuk i beson askujt dhe për çdo gjë dyshon, edhe pse nëse ka qenë e lënduar në të kaluarën, nuk është pretekst që të sillet në atë mënyrë në të gjitha lidhjet.

Ajo që gjithmonë urdhëron

Meshkujt i duan femrat ambicioze, mirëpo pas një kohe do ta kuptojnë që ajo nuk është aq e magjishme, sepse do të kenë bindjen sikur gjithmonë dikush i urdhëron se çka të bëjnë.

Ajo që luan lojëra

Në fillim meshkujt do të jenë të interesuar për vajzën, të cilën do të jetë e vështirë ta joshin, mirëpo pas një kohe do të dëshirojnë të jenë në lidhje me një vajzë, e cila nuk i loz lojërat dhe e cila nuk është aq e paarritshme.

Zonjusha, e cila kurrë nuk ha

Gabimi më i madh të cilin e bëjnë femrat këto ditë është sepse dëshirojnë të duken mirë dhe të mos hanë.

Ajo që dëshiron ta ndryshojë atë

Ka gjasa të ekzistojë ndonjë mashkull, i cili do t’ju lejojë ta ndryshoni, mirëpo shumica e meshkujve tipin këtillë të femrës e konsiderojnë të padëshirueshme.

/J.A/