“Tinka Kurti u rrëzua nga shkallët, mungonin ambulancat”, akademiku ka një apel të fortë për ministren

Publikuar më 29. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Akademiku Përparim Kabo ka lëshuar sot një thirrje të fortë në drejtim të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Profesori i Antropologjisë është revoltuar pasi mori një telefonatë ku vihej në dijeni se aktorja e njohur Tinka Kurti ishte rrezuar nga shkallët e Pallatit pasi mungonte energjia elektrike.

“Ambulancat mbyllur për festë…dhe diku kish mundur të vizitohej e i kishin thënë se je shembur në gjysmën e trupit”, shkruan Kabo duke i bërë një apel ministres së Shëndetësisë që të gjejë pak kohë për ta shoqëruar në spital aktoren që ka luajtur rolin e “Lady Makbethit”.

Mësohet se Manastirliu ka telefonuar aktoren Tinka Kurti për t’i ardhur në ndihmë, por kjo e fundit është shprehur se nuk ka nevojë për kujdes.

Statusi i plotë i Përparim Kabos

Thirrja telefonit dhe në ekranin e vogël emri saj…E hapa se për të , unë por gjithë shqiptarët kudo që janë kanë adhurim. Ishte e madhja Tinka Kurti…më uroj ditën e flamurit, më pyeti për të gjithë të dashurit, më pyeti si jam e çfarë bëj…Një bisedë që unë e dua sepse fjalët e saj të ëmbla dhe me aq kuptim më bëjnë më të mirë…

Tek biseda mori rrjedhë me shumë mençuri më tha…Me dy mendje të telefonova se mendova se mos ish në pritjen e shtruar në Pallatin e Brigadave nga Presidenca. Jo moj Tink i thashë…unë nuk arrij dot deri atje nuk kam aq shumë merita…e pas një pauze ajo shtoi, as mua, u bë tash dy vjet që nuk më thërrasin. Mu bë një lëmsh në fyt dhe mu kujtua që kjo grua e ndryshoi Shqipërinë me artin e saj që nga roli Tanës e deri te Lady Macbeth…

Po kush janë këta mendova që e kanë menduar të tepërt Tinka Kurtin…E gjithë jeta e saj më kaloi në mendje, sepse para ndoshta pak kohe kam përfunduar jetëshkrimin e saj të autorizuar, një jetë mes dhimbjes e dinjitetit. Mendova se ajo vetëm është në shtëpi por jo e vetmuar në hapësirat shqiptare…Sonte në 105 vjetorin e ditës së flamurit ajo paskësh qenë e pa nevojshme diku ku festohet…Me takt i thashë a je nesër të pimë një kafe bashkë e të shëtisim…Jo më tha… dhe mendova se diku është ftuar…Por jo s’qe kështu…Më tregoi se para dy ditësh në shkallën e pallatit ku s’kishte drita qe rrëzuar në shkallë…Ambulancat mbyllur për festë…dhe diku kish mundur të vizitohej e i kishin thënë se je shembur në gjysmën e trupit…Xhongu në fyt mu zmadhua…

Po çfarë lloj shteti jemi ne…Pa pati mundësi…Ju zonja Ministre e Shëndetësisë…a mundesh nesër të gjesh pak kohë ta marrësh këtë zonjë dhe ta shoqëroni ju vetë në spital dhe t’i bëhen të gjitha ekzaminimet…vetëm për një fakt… Ajo ka luajtur rolin e Lady Makbethit…Tek studioja për këtë rol pashë se nuk janë shumë gra në botë që e kanë luajtur atë rol…por nga më të famshmet aktore…dhe mes tyre një grua e thjeshtë dhe madhështore Tinka Kurti….!