Tinka Kurti në zi, humb djalin e saj të vetëm

Publikuar më 05. 02. 2018 nga Eno Shkëmbi

Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti është në zi pasi ka humbur djalin e saj të vetëm Zef Kurti, i cili jetonte bashkë me familjen jashtë Shqipërisë.

“Tinkën, ç’e paska gjetë! Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. ‘Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë’, thoshte ndonjëherë në bisedat tona të shpeshta, dhe fliste, dhe fliste, dhe fliste për Zefin… si nëna për djalin. Sa tepër duken fjalët. I paqes, Zef Kurti!”. Me këto fjalë ngushëlluese shkrimtarja Flutura Açka bën publike në faqen e saj në “Facebook” lajmin e kobshëm për aktoren e madhe.

Disa javë më parë u raportua në media se aktorja Tinka Kurti nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore, por fatmirësisht ajo ia doli ta kalojë këtë situatë. Por me sa duket jeta e ka vënë tanimë në sprovë tejet të vështirë, ndarjen e parakoshme nga jeta të të birit.