×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tinguj homazhi në teatrin e Vlorës, nderohet Themistokli Mone

Koncert i veçantë me orkestrën e harqeve në Teatrin “Petro Marko”. Profesor Liu, siç e thërrisnin të gjithë shkurt me respekt, për kohën që jetoi dhe punoi, i dha emrin e tij muzikës qytetare vlonjatë

Theodhori Proko

Këto ditë, në sallën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë, Qendra e kulturës dhe artit, në vazhdimësi të veprimtarive të here pas hershme, që mbajnë ndezur atmosferën artistike dhe gjallërinë e jetës kulturore të artdashësve, organizoi një koncert të veçantë me orkestrën e harqeve që la mbresa te spektatorët. Jo vetëm për repertorin e zgjedhur me shije artistike dhe interpretimin virtuoz të instrumentistëve nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur Oleg Arapi, por edhe për faktin se ishte një koncert homazh në nderim të një personaliteti të shquar të muzikës vlonjate në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, të paharruarit,Themistokli Mone. Profesor Liu, siç e thërrisnin të gjithë shkurt me respekt, për kohën që jetoi dhe punoi, i dha emrin e tij muzikës qytetare vlonjatë. Kontaktet e para me muzikën i mori që në fëmijërinë e hershme, kur i ati, Gaqi, hapi kinemanë e pare në qytet dhe ai shkonte pothuajse çdo ditë dhe “harrohej” pas kolonës zanore.

Në vitet e para të pas çlirimit, duke u bazuar në traditën e klubit patriotik “Labëria”, mes vështirësive të shumta, me përkushtim e këmbëngulje, ngriti pranë shtëpisë së kulturës formacionin e vet orkestral, të përbërë tërësisht nga instrumentistë amatorë. Fatkeqësisht, shumë prej tyre veç pasionit dhe talentit, nuk kishin as shkollimin më minimal muzikor, nuk njihnin notat dhe luanin siç thotë populli “me vesh”. Kështu që, profesorit ju desh ta fillonte punën nga “hiçi” duke harxhuar orë të tëra gjatë provave për t’iu mësuar teorinë e solfezhit. Prej atij fillimi dhe për më shumë se tridhjetë vjet, vështirë se mund të gjesh veprimtari muzikore të organizuara në Vlorë, që të mos kenë gjurmët e punës krijuese të profesorit. Edhe tani, pas kaq kohësh, ata, fëmijët e dikurshëm që rrugë timin artistik e nisën nga “Shtëpia e Pionierit” e nën udhëheqjen e profesorit u formuan si instrumentistë e këngëtarë që sot interpretojnë me suksese dhe në skenat Europiane, e kujtojnë me mirënjohje.

E nderojnë me respekt, të gjithë ata që në vite kanë qenë pjesë e bandës frymore të qytetit, kur ai e drejtonte këtë formacion muzikor. E kujtojnë të gjithë ata instrumentistë, këngëtarë e valltarë, që kanë përfaqësuar Vlorën në festivalet folklorike të Gjirokastrës, si udhëheqësin artistik të grupit që punonte me muaj të tërë për t’i përgatitur si ansambël dinjitoz për konkurrim. Themistokli Mone, është ideatori dhe “ustai” që formoi trion e famshme vlonjate, me këngëtarët Reshat Osmani, Kostandin Thana e Meliha Doda, këngët e të cilëve fishkëllehen edhe sot nga adhuruesit e muzikës popullore.

Ansambli

Drejtuesi i pare i ansamblit “Labëria”, drejtuesi më jetëgjatë ishte pjesë e kulturës, udhëheqësi artistik i shumë festivaleve për fëmijë dhe të rritur, i kudondodhur, i papërtuar, i palodhur, profesor Liu, gjente kohën për të hedhur në pentagrame dhe krijimet e tij. E ato kanë arritur deri në ditët tona, ashtu të freskëta, siç buruan nga zemra e tij. Shumë prej tyre kanë marrë autorësinë “popullore”, sepse ai ishte njeri modest, që e urrente famën e gjithçka ja kushtoi zhvillimit të muzikës në qytetin e tij e për njerëzit e tij që e donin dhe e respektonin, duke e shpërblyer me duartrokitjet e tyre.

Të gjitha këto, që në tërësinë e vet përbëjnë tiparet njerëzore dhe muzikore të Themistokli Mones, u sollën në kujtesën e spektatorëve para fillimit të koncertit si një homazh nderimi dhe vlerësimi, nga drejtori i Qendrës së kulturës dhe artit, zoti Dhimitraq Furxhi. Dhe ashtu siç do të donte profesori nëse do të ishte si dikur mes violinave në këtë skenë ku erdhi djalë i ri dhe u largua i mbuluar nga thinjat, jehonën e fjalëve e përcollën tingujt e orkestrës së harqeve, nën dirigjimin e njërit prej atyre që formimin e vet muzikor e ka nisur në Vlorë, në “kohën” e profesor Liut, sot, me titullin doktor, Oleg Arapit.

Në ato vite kur profesor Liu punonte me talentet e reja, duke i inkurajuar dhe drejtuar në rrugën e vështirë të artit, ai djaloshi i ri, që kishte filluar të luante në fizarmonikë në skenat e “vogla” të qytetit të lindjes, as në ëndrrat më të bukura nuk mund ta mendonte se një ditë do të dirigjonte formacione të ndryshme orkestrale në skenat e mëdha të Europës. Në Qendrën ndërkombëtare të muzikës në Moskë, në Kapelën Perandorake në Shën  Petërburg, në Poloni, Ukrainë, Çeki, Itali e deri në Ekuador dhe Argjentinën e largët, duke u bërë ambasador i kulturës së vendit të tij. Por, kurdoherë mbeti i thjeshtë dhe modest, duke u rikthyer herë pas here në skenën nga nisi udhëtimin e tij artistik, në ndihmë të talenteve të reja. Ndaj dhe publiku e duartrokiti gjatë, kur me shumë ngrohtësi, me buzëqeshje inkurajuese në fytyrë drejtonte në interpretimin e saj solo, violinisten e vogël dhjetë-vjeçare, Klea Bardhoshi.

Në atë mbrëmje të bukur, kërkesave të maestro Arapit, ju përgjigjën me lojën e tyre interpretative, instrumentistët Mimoza Muço, Enea Fetahu, Beatriçe Loli, Eduard Bardhoshi, Dorina Laro, sopranoja Nina Muho, këngëtarja Eliona Liçaj dhe së bashku me gjithë të tjerët, si një ansambël harmonik, përcollën te spektatorët e shumtë tingujt – homazh, në 100-vjetorin e lindjes së atij personaliteti muzikor, që me të drejtë është quajtur “babai” i muzikës së kultivuar qytetare vlonjate, “Artistit të Merituar”, Themistokli Mone.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktivistët hyjnë brenda rrethimit të ndaluar të Teatrit, bëjnë gjestin simbolik në rrënojat e tij

Aktivistët hyjnë brenda rrethimit të ndaluar të Teatrit, bëjnë gjestin simbolik në rrënojat e tij

Publikuar më 02.07.2020
Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë hyrë bren...

Aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë hyrë brenda rrethimit të Teatrit Kombëtar, tashmë të shembur. Hyrja brenda rrethimit është e ndaluar, por policia nuk i ka penguar dhe thjesht ka filmuar gjithë veprimet e aktivistëve. Ata kanë mbjellë brenda rrethimit tre pemë ulliri, në shenjë simbolike. Aktivistët kanë shpjeguar se njëra pemë është […]

Lexo më shumë

Protestë për dhunën seksuale përmes artit, Ema Andrea: Një grua që përdhunohet është çdonjëra nga ne

Protestë për dhunën seksuale përmes artit, Ema Andrea: Një grua që përdhunohet është çdonjëra nga ne

Publikuar më 02.07.2020
Një shfaqje teatrale në formë proteste kundër dhunës seksual...

Një shfaqje teatrale në formë proteste kundër dhunës seksuale, bashkon për herë të parë artistët pas kohës së gjatë të izolimit. Regjisorja e shfaqjes, Ema Andrea, tregon për “Shekulli”-n përse zgjodhi të sjell këtë vepër dhe si e shikon shoqërinë shqiptare, që pas çdo abuzimi seksual fajin ja lë viktimës. Lorena Resulaj Dhuna seksuale dhe […]

Lexo më shumë

Merret vendimi, ja çfarë do të ndodhë me Festivalin e Këngës këtë vit

Merret vendimi, ja çfarë do të ndodhë me Festivalin e Këngës këtë vit

Publikuar më 01.07.2020
Festivali i Këngës do të mbahet sërish këtë vit, pavarësisht...

Festivali i Këngës do të mbahet sërish këtë vit, pavarësisht se ende nuk dihet se si do të zhvillohet pandemia deri në muajin dhjetor. Sipas një njoftimi, nëndrejtori i këtij festivali, Martin Leka, ka zhvilluar sot një takim për t’u konsultuar me krijuesit, muzikantët dhe tekstshkruesit që kanë lënë gjurmë në të. Sipas njoftimit pritet […]

Lexo më shumë

Biblioteka Kombëtare gjen rrugën e rihapjes online, nis projekti për digjitalizimin e veprave

Biblioteka Kombëtare gjen rrugën e rihapjes online, nis projekti për digjitalizimin e veprave

Publikuar më 01.07.2020
Pandemia ka detyruar Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë të ...

Pandemia ka detyruar Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë të ndërpresë shërbimet në ambientet fizike për të gjithë qytetarët në këtë 100-vjetor të themelimit të këtij institucioni. Megjithatë Biblioteka Kombëtare ka vendosur t’ju gjendet pranë lexueseve edhe në këto ditë, përmes rrugës digjitale. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, së bashku me drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, […]

Lexo më shumë

Nga letrat e Konicës tek ato të Remarkut, teatri i Durrësit nis projektin special me “komunikimin e harruar”

Nga letrat e Konicës tek ato të Remarkut, teatri i Durrësit nis projektin special me “komunikimin e harruar”

Publikuar më 30.06.2020
Teatri “Aleksandër Moisiu” sjellë nën interpretimin e aktorë...

Teatri “Aleksandër Moisiu” sjellë nën interpretimin e aktorëve të njohur shqiptarë letrat më të famshme në historinë botërore dhe shqiptare. Ideatorja dhe regjisorja e kësaj nisme, Driada Dervishi, tregon për “Shekulli”-n pse vendosi të sjellë këtë formë komunikimi të harruar në formën e një shfaqjeje dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen me teatrin […]

Lexo më shumë

Arben Derhemi i revoltuar: Tirana i ka pritur të gjithë, por nuk po respektohet nga tallavaja qytetare

Arben Derhemi i revoltuar: Tirana i ka pritur të gjithë, por nuk po respektohet nga tallavaja qytetare

Publikuar më 29.06.2020
Arben Derhemi ka vendosur të organizojë një natë artistike k...

Arben Derhemi ka vendosur të organizojë një natë artistike kushtuar Tiranës, traditave dhe zakoneve të kryeqytetit. Aktori i njohur, si një tiranas i vjetër, tregoi në “Ora e Tiranës” se me sa zell po pret ta organizojë këtë mbrëmje që pritet të mbledhë dhe emrat më të njohur të folklorit të këtij qyteti. Por ndër […]

Lexo më shumë

Sukses i jashtëzakonshëm, pas nominimit për “Oscar” filmi shqiptar shfaqet në kinematë e Francës

Sukses i jashtëzakonshëm, pas nominimit për “Oscar” filmi shqiptar shfaqet në kinematë e Francës

Publikuar më 26.06.2020
Filmi shqiptar “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit dhe ...

Filmi shqiptar “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit dhe skenar të të ndjerit, Artan Minarolli, pritet të transmetohet së shpejti në kinematë e Francës. Nga 22 korriku ky film do të shfaqet në kinematë franceze nën titullin “Le dernier prisonnier”. “Triller politik që zhvillohet në periudhën e fundit të diktaturës komuniste, ‘Delegacioni’ është një film […]

Lexo më shumë

Shkrimtari Rexhep Qosja feston 84 vjetorin e lindjes

Shkrimtari Rexhep Qosja feston 84 vjetorin e lindjes

Publikuar më 25.06.2020
Shkrimtari Rexhep Qosja feston sot 84 vjetorin e lindjes. Qo...

Shkrimtari Rexhep Qosja feston sot 84 vjetorin e lindjes. Qosja ka lindur më 25 qershor të vitit 1936. Qosja ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në lëmin e studimeve letrare dhe është i njohur për sintezat e mëdha shkencore në fushën e historisë së letërsisë e të mendimit teoriko-letrar, me një sërë botimesh ku […]

Lexo më shumë