×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

Silvana Begaj

A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A ke para?-Po ! Ti je gjithkush, Ti je gjithçka!

“Varfëria është uri. Varfëria është mungesa e një strehe. Varfëria është të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar tek doktori. Varfëria është të mos kesh akses në edukim dhe të mos dish të lexosh. Varfëria është të mos kesh një vend pune dhe të kesh frikë për të ardhmen. ”

Njerëzit kanë nevojë të blejnë ushqim dhe veshmbathje dhe jo të jetojnë nën kthetrat e pamundësisë e varferisë.

Kjo situatë sjell edhe falimentimin e bizneseve lokale, gjë që do të sjelli rritjen e varfërisë.

Sigurimi social është një mekanizëm ekonomik me anë të të cilit, qeveria  ofron ndihmë monetare për njerëzit me të ardhura të pamjaftueshme ose pa  të ardhura.  Çdo njeri si anëtar i shoqërisë ka të drejta ekonomike si: sigurimet shoqërore,  ndihma  sociale dhe kulturore  të nevojshme për të, për dinjitetin dhe zhvillimin e lirë të personalitetit të tij.

Pra, ky sistem është të krijojë një ekonomi të fortë, ku sistemi i sigurisë shërben si një sigurim për mbijetesën e njerëzve dhe të bizneseve.

Gjithashtu u mundëson njerëzve të qënit korrekt e të ndershëm, pasi nuk kanë nevojë të kthehen në kriminel për mbijetesë, ku si njerëzit ashtu edhe kompanitë mund të gjejnë mundësinë për të përballuar kohërat e këqija deri sa të kthehen kohërat e mira.

Pagat në shoqëri duhet të jenë aq të larta, sa jo vetëm që të mbijetojnë, por të jenë më të larta se çdo ndihmesë qe mund të merret.

Ekonomia shqiptare po shkon drejt privatizimit total dhe më e keqja me organizma spekulativ siç janë PPP dhe koncensionet. Resurset janë pasuri kombëtare dhe duhet të perfitojë e gjithë shoqëria, por në të vërtetë pasuron vetëm një grup njerëzish të caktuar. Kjo bën që ne të paguajmë, pa pasur mundësi tjetër, koncensionarëve privatë ndërkohë që duhet të ishim përfitues. Nafta, mineralet nëntokësore, ujë, e deri tek analizat e gjakut…. Të përzgjedhurit i kanë kthyer të mirat dhe shërbimet në monopol ku i bënë automatikisht fitues dhe të mbrojtur nga konkurenca.

Unë, do të sugjeroja dhe do të dëshiroja një organizim ekonomik e sistem shpërndarje disi më ndyshe nga ai i sotmi. Fitues dhe të mbrojtur duhet të ndihen dhe qytetarët e thjeshtë.

Sugjerimet : Zhvillimi i një ekonomie mikse, me elementë të ekonomisë së tregut dhe asaj të centralizuar (planifikuar). Koncepti i ekonomisë së përzier u aplikua gjatë Luftës së Ftohtë, ne disa shtete dhe sot po aplikohet me shumë sukses në Europë, vendet nordike dhe në Kinë.

Ekonomia e përzier është një sistem ekonomik që në thelb ka ekonominë e tregut, por edhe shteti gjithashtu zotëron kapitale dhe është operator në prodhim. Për disa sektorë dhe industri, shteti mund të zotërojë ose investojë, dhe rregullon tregun me politika, me taksat dhe ligjet. Vendet që kryesisht quhen ekonomi të përziera sot janë  edhe vendet nordike. Avantazhi më i madh i shtetit që ndikon në një pjesë të ekonomisë është se garanton siguri më të madhe ekonomike dhe sociale për individin. Pa ndikimin e politikave qeverisëse dhe mungesa e konkurrencës çojnë në rritjen e pakontrolluar të çmimeve dhe nganjëherë edhe efikasitet më të ulët.

Taksat e larta zakonisht shihen si një nga disavantazhet që vijnë me ekonominë e përzier siç vihet re në vendet nordike. Në të njëjtën kohë, taksat më të larta garantojnë gjithashtu një siguri më të madhe për mirëmenaxhimin e investimet në sektorë jetikë të qytetarëve siç janë shkollat, shëndetësia dhe kujdesi, shembuj të sektorëve që kontrollohen dhe rregullohen nga shteti.

Në një ekonomi të përzier ekzistojnë mundësi për funksionim  ligjesh, që mbrojnë individin, siç janë mbrojtja e punësimit, ligjet e mjedisit të punës, përfitimet e papunësisë dhe përfitimet sociale etj. Sidoqoftë, shpesh, mund të shihet se në një ekonomi të përzier ka kosto të tepërta dhe shfaqen mangësi  menaxhimi, në industritë që kontrollohen nga ekonomia e planifikuar, d.m.th., industritë e kontrolluara nga shteti.

Në Shqipëri, kujdes i veçantë duhet të tregohet, me anë të politikave ekonomike për atë  pjesë të popullatës e cila përfshin fëmijët, të moshuarit, të sëmurët dhe të papunët. Pensionistët kanë një pension të pamjaftueshëm për mbijetesë, por çfarë ndodh me ata pensionistë që nuk kanë ndihmën e fëmijëve? Personat  me aftësi të kufizuar, fëmijët jetimë, të papunët etj., gjithashtu kërkojnë vëmendjen e shtetit.

Ndryshimi i sistemit ekonomik ekstremisht privat në ekonominë e përzier do të sjellë këto avantazhe:

Uljen e vjedhjeve pasi do të ketë plotësim të nevojave minimale.

Përmbushja e nevojave minimale nuk do të cenojë më dinjitetin vetjak të shtresave në nevojë.

Uljen e vdekshmërisë që ka ardhur nga pamundësia e  aksesimit në sistemin shendetësor apo pasjes së minimumit jetik.

Nëse doni një  Zvicër ose një Europë të vogël në zemër të Ballkanit, ndryshoni sistemin ekonomik në Shqipëri duke aplikuar ekonominë mikse (të përzier) e jo  PPP-të!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Publikuar më 24.09.2020
Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit ësh...

Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit është pa dyshim rikthimi i shpresës se Shqipëria bëhet e për tu bërë ka nevojë për pjesë më vitale, rininë. Shifrat pas 2013 për azilkërkues janë alarmante, shqiptarët qëndrojnë pothujse në një rënditje me afganët. Shqipëria bën pjesë në ato vende me absurditet, nga njëra […]

Lexo më shumë

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Publikuar më 23.09.2020
Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka b...

Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka bekuar Shqipërinë bëjnë pjesë, madje me peshë të madhe ekonomike e strategjike, edhe pasuritë e nëntokës siҫ janë: hidrokarburet dhe metalet. Janë sektorë të ekonomik me peshë, por për fat të keq ne kemi 30 vjet që nuk po ua shikojmë hajrin. Në këta sektorë […]

Lexo më shumë

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Publikuar më 20.09.2020
Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet ap...

Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet apo krimi. Disa janë të mendimit në shtrëngimet e kodit penal. Në fakt me këto lloj teorish janë kryesisht vendet me diktaturë dhe shteti policor. Shtrëngimet dhe dënimet e rënda përmes kodit penal nuk e parandalojnë krimin, por forcojnë pushtetit e politikës e rrisin […]

Lexo më shumë

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Publikuar më 20.09.2020
Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie t...

Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie të panjohur më parë e cila u përhapë sa hapë e mbyll sytë në cdo kënd të botës duke na gjetur të papërgatitur dhe duke marr jetë njerëzish në një numër të lartë. Si cdo gjë e re e mbi të gjitha vdekjeprurëse kjo pandemi […]

Lexo më shumë

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Publikuar më 20.09.2020
Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qyt...

Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qytetarë, kryesisht jetojnë në qytete të tjera apo jashtë shtetit, të flasin për “sukseset” e Bashkisë Tiranë. Nuk i kundërshtoj dhe nuk debatoj me ta sepse po ta shohësh Tiranën nga Facebook-u i kryetarit të Bashkisë apo mediat “dashamirëse” me siguri edhe unë ashtu […]

Lexo më shumë

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Publikuar më 16.09.2020
Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirj...

Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirje të gjithëve;- Të dashur shqipëtarë, ruhuni nga (gogoli) ‘’mardhëniet e shkëlqyera’’ me Greqinë ! Diplomati ‘’epidemiolog’’ mori shkas nga një publikim i Kryeministrit Shqiptar pas takimit me kolegun e tij Grek. Çfarë shkruante Edi Rama pas këtij takimi? – ‘’Mardhëniet e shkëlqyera mes dy […]

Lexo më shumë

Sfida më e madhe për Qeverinë e PD-së, pas 25 prillit është është rendi e siguria!

Sfida më e madhe për Qeverinë e PD-së, pas 25 prillit është është rendi e siguria!

Publikuar më 15.09.2020
Alban Daci Sfida më e madhe e PD dhe e Bashës dhe ndoshta me...

Alban Daci Sfida më e madhe e PD dhe e Bashës dhe ndoshta me seriozja pas 25 prillit duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar, rendi dhe siguria. Nuk mund të tolerohet situata në vend ku Shqipëria ngjan me një vend që është në luftë. Qytetarët ndjehen të frikësuar në rrugë, kafe, autobuz e […]

Lexo më shumë

Pabesia kushtetuese me ministren e arsimit

Pabesia kushtetuese me ministren e arsimit

Publikuar më 14.09.2020
Arben Rrozhani Kryeministri Rama zyrtarizoi sot atë që ishte...

Arben Rrozhani Kryeministri Rama zyrtarizoi sot atë që ishte përfolur prej ditëve të nxehta të gushtit: largimin e ministres së arsimit, Besa Shahini, që kishte paralajmëruar largimin nga qeveria dhe Shqipëria, për t’u kthyer në Kosovë, për ‘arsye familjare’. Për të parën herë në historinë e qeverive shqiptare ministri njofton largimin direkt në televizion dhe […]

Lexo më shumë