Thyhet hegjemonia Mesi-Ronaldo, Modriç fiton “Topin e Artë”

“Diktatura” Mesi-Ronaldo tashmë ka përfunduar.  Luka Modriç është shpallur sot fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2018.

Kroati ka fituar 753 pikë, në garën për çmimin e përvitshëm që jepet nga revista “France Football”, ku 173 gazetarë nga e gjithë bota kanë votuar për lojtarin më të mirë të vitit.

Shpallja e fituesit konfirmoi një listë të dekonspiruar që kishte qarkulluar në rrjetet sociale, ku Modriç qëndronte në krye të listës.

Kroati u pasua nga Kristiano Ronaldo, i cili ndiqet nga Antuan Grizman dhe Kilian Mbape. Ndërkaq, argjentinasi Lionel Mesi duket se nuk ka qenë mes favoritëve këtë vit, duke u renditur vetëm në vendin e pestë.

Kroati Modriç kishte një avantazh në raport me rivalët e tij, faktin që kishte arritur sukses si me Realin e Madridit me të cilin fitoi Ligën e Kampioneve, dhe me Kroacinë, që u shpall nënkampione e Botës.

Kujtojmë që në 10 vitet e fundit trofeu më i rëndësishëm në rang individual ishte ndarë mes Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit, që kanë fituar respektivisht nga 5 “Topa të Artë”.

I fundit para tyre kishte qenë mesfushori brazilian Kaka.

Ndërkohë, fituesja e çmimit të “Topit të Artë për Femra” është sulmuesja e Olimpikut të Lionit në Francë, Ada Hegerberg. Kjo është hera e parë që jepet një “Top i Artë” për femrat.

Renditja e plotë:

1 – Luka Modriç (Kroaci, Real Madrid)
2 – Kristiano Ronaldo (Portugali, Juventus)
3 – Antuan Grizman (Francë, Atletiko Madrid)
4 – Kilian Mbape (Francë, PSG)
5 – Lionel Mesi (Argjentinë, Barcelona)
6- Mohamed Salah (Egjipt, Liverpul)
7 – Rafael Varane (Francë, Real Madrid)
8 – Eden Hazard (Belgjikë, Çelsi)
9 – Kevin De Bryjn (Belgjikë, Mançester Siti)
10 – Herri Kejn (Angli, Totenhem)
11 – N’Golo Kante (Francë, Çelsi)
12 – Nejmar (Brazil, PSG)
13 – Luis Suarez (Uruguai, Barcelona)
14 – Tibo Kurtua (Belgjikë, Real Madrid)
15 – Pol Pogba (Francë, Mançester Junajtid)
16 – Serxhio Aguero (Argjentinë, Mançester Siti)
17 – Garet Bejl (Uells, Real Madrid)
17 – Karim Benzema (Francë, Real Madrid)
19 – Roberto Firmino (Brazil, Liverpul)
19 – Ivan Rakitiç (Kroaci, Barcelona)
19 – Serxhio Ramos (Spanjë, Real Madrid)
22 – Edinson Kavani (Uruguai, PSG)
22 – Sadio Mane (Senegal, Liverpul)
22 – Marcelo (Brazil, Real Madrid)
25 – Alison Beker (Brazil, Liverpul)
25 – Mario Manxhukiç (Kroaci, Juventus)
25 – Jan Oblak (Polonia, Atletiko Madrid)
28 – Diego Godin (Uruguai, Atletiko Madrid)
29 – Isko (Spanjë, Real Madrid)
29 – Hugo Loris (Francë, Totenhem)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet