Thyerje rregullash në ‘Big Brother’?! Fotini-Danjel mesazhe dashuri me gurë

Publikuar më 01. 06. 2017 nga pandeli

“Vëllai i Madh” u ka vendosur rregulla strikte banorëve, pas ndarjes me grupe ata nuk duhet të komunikojnë me anëtarët e grupeve të tjera, aq më pak kur të gjithë janë çift e nuk mund të flasin me partneret e tyre.

Por kjo nuk i ndalon ata që të gjejnë rrugë të tjera komunikimi, pas bisedave në “ajër”, Fotini i shkruan mesazh dashurie me gurë ne oborr Danjelit. Pasi Danjeli e shikon shton edhe ai dedikimin e tij në mesazhin me gurë.

Por ky moment nuk ka kaluar pa komente nga banorët e tjerë, të cilët nuk e ndajnë dot nëse është thyerje rregullash, apo jo.

Dona i thotë Ambrës se Fotini nuk e bëri fare mirë me këtë mesazh, sepse i bie tani që të gjithë të shkruajnë të dua. Por ata që ndërmarrin masa ekstreme kanë qenë Lupçe dhe Elisona të cilët i prishin mesazhin, ndërsa Danjeli i shikon. /bba