Thirrja e Rudina Xhungës: “Flisni me nënat tuaja, shkundini ato, mos i lini të shohin telenovela”

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kavajë, ku një 14-vjeçare u përdhunua nga një grup djemsh prej 8 personazh, po nën moshë, shumë vajza kanë gjetur forcën të ngrenë zërin, të flasin e të tregojnë episode e dhunës që kanë përjetuar nga partnerët e të bëjnë publike historitë e tyre. Ka qenë gazetarja Rudina Xhunga, ajo që ka publikuar së fundmi një mesazh që ka marrë nga një 15-vjeçare e cila ishte viktimë e dhunës seksuale. Pasi ka bërë publik mesazhin, gazetarja u bën apel të gjitha vajzave të reja që janë viktima të dhunës që t’i denoncojnë dhunuesit e tyre.

Mesazhi i Rudina Xhungës

Një vajzë më shkroi këtë mesazh!

Ky ishte një nga mesazhet që më erdhi, ndër mijëra mësuese, adoleshentë, prindër që më shkruan pas emisionit në Neës 24, të javës që shkoi. “Teta Rudina, më fal se po të shqetësoj, vetë jam një viktimë e dhunës seksuale,15 vjeçe, ish i dashuri im më kërkoi të kryenim marrëdhënie seksuale dhe unë në fillim nuk pranova, por ai me këmbëngulje më bindi dhe më tha që do e takoja atë në një rrugë ku jetonim të dy dhe më pas të iknim në një hotel që të mos na shikonte kush. E takova dhe ikëm te hoteli, kur u hap dera e hotelit shoh brenda në dhomë edhe një shok të tij, më shtynë në dhomë dhe më mbyllën gojën. Më godisnin në bark dhe kokë që të pushoja së qari dhe bërtituri. Njëri më mbante derisa tjetri të kryente punën e tij dhe kështu vazhdoi makthi për orë të tëra, nuk më lanë të dal që aty. Në fund ata u veshën dhe dolën nga dhoma, i dhanë ca lek pastrueses së hotelit dhe i thanë të më ndihmonte të vishesha e të gjeja furgon që të ikja në shtëpi. Kanë kaluar vite dhe s’kam folur nga frika ç’do të thonë njerëzit. Me ata të dy ndërrohem çdo ditë në rrugë dhe më qeshin, duke më kujtuar çdo moment çfarë kam kaluar. Dhe njoh raste të tilla shuuuum. Ju kanë ndodhur shoqeve të mia në shkollë ku janë mashtruar nga mësuesit dhe janë kërcënuar për të kryer marrëdhënie. Ju duhet të na ndihmoni me sa më shumë emisione mbi këto tema që njerëzit si ata të dy, të kenë pak frikë dhe të mos i bëjnë më.”

Çfarë t’i thuash një fëmije që të shkruan këtë mesazh?!

“E rëndësishme është të flisni vogëlushe, vajza të vogla që keni turp, që kujtoni se është faji juaj. Nuk është faji juaj. Ai nuk është i dashuri, është përdhunuesi. Denoncoje! Nuk janë gjithë policët si ai që përdhunoi denoncuesen. Kolegët e tij i kishin sytë me lot, kur vajza të vogla denonconin. Flisni me nënat tuaja. Nuk besoj janë të gjitha nënat, si ato që e nisin qyshkur jeni bebe, ju rrasin një biberon në gojë, që të mos qani, mandej një celular që të mos i shqetësoni. Flisni me nënat tuaja, shkundini ato. Mos i lini të shohin telenovela. Ju jeni kryevepra e mamave tuaja. Dhe mos besoni kurrë që dashuria është fjalë parahistorike e zhdukur si dinozaurët. Është aty dhe po të pret të të zbukurojë jetën. Vetëm beso dhe mos lër asnjë të prekë besimin tënd. Jam e sigurt që pas ngjarjes së Kavajës shumë nga ne kemi folur me veten, fëmijët, njëri-tjetrin. Dhe nuk është pak. Nisëm të flasim. Ndaj vogëlushe e Kavajës, nuk je vetëm, janë shumë si ti, që po ngrenë zërin pas teje. Ndaj faleminderit që sajë teje nisi mes shqiptarësh, një revolucion komunikimi për seksin, tabutë, dhunën, arrogancën e të fortit, të ligut. Sepse kjo duhet të ndodhë. Dhe kjo nuk nis me vendim parlamenti, por me ndjeshmëri shoqërie. Politika nuk ka punë të na diktojë. Jemi ne që diktojmë politikat në kësi rastesh. Le të fillojë!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet