Thirrja e Berishës: Edi Rama, ndali bandat

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Dionis Xhafa

Dhunën e ushtruar ndaj funksionarëve të subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim e ka komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sa duket, këtë herë Berisha ka dalë në krah të LSI, teksa i bën thirrje Ramës që të ndalë bandat e rrugës.

Statusi i Sali Berishës:

“Edi Rama, ndalo bandat! Puka ne dore te bandave:
– Banda e kryetarit te Bashkisë Puke
-vendos postblloqe pas mesnate dhe
-ushtron presione te kalimtarët për të votuar PS.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

I bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit të ndëshkojë me forcën e ligjit këta banditë të mbështetur nga policia. sb
“Përshemdetje zoti Berisha, nëpërmjet jush dua të pyes Ministrinë e Rendit a ka polici në qytetin e Pukës??!!! E bëj këtë pyetje pasi mbrëmë rreth orës 2 të natës në vendin e quajtur “qafë çelë” janë ndaluar dhe kontrolluar makina të qytetarëve të ndryshëm nga shoferi i kryetarit të Bashkisë Pukë Sokol Frroku me bandën e tij, duke bërë presion që të votojnë PS-në!!! Po mos të ketë shtet, të marrin masa vetë njerëzit. Të lutem anonimatin”.

/D.Xh/