Thikë në gjoks futbollistit shqiptar në Itali, në gjendje të rëndë në spital

Natë e përgjakshme në Skandiano. Ka qenë e papritur, brutale dhe shqetësuese ajo e cila ka ndodhur. Shtetasi Aldi Spijati 21 vjeç është goditur me thika në gjoks dhe për rrjedhojë iu nënshtrua një operacioni menjëherë në Santa Maria Nuova. Ai ndodhet nën kujdesin shëndetësor të mjekëve në mënyrë të vazhdueshme.  Sulmi, i cili ndodhi disa dhjetëra metra nga stacioni, në një parking në Via Statale, u zhvillua dje rreth orës 4.30. Ky është një orar që mund të thuhet është midis natës dhe agimit të mëngjesit, shkruajnë mediat italiane.

Sulmuesi shqiptar i Arcetanas 22 vjeç është një lojtar model dhe një futbollist shumë premtues. Ai ka bërë që skuadra të jetë vërtetë në nivele të mira në atë kategori në të cilën ndodhet. Për shkaqe që janë të paqarta i riu shqiptar është sulmuar e shpuar në gjoks dhe në bark. Ishin miqtë e tij që kanë kërkuar ndihmë dhe e kanë dërguar menjëherë në spital. Mediat e vendit fqinj hedhin dyshime në hakmarrje personale ndaj Aldit, pasi ai dhe më herët është vendosur nën një shënjestër të ashpër nga grupe të caktuara, thuajse asnjëherë të identifikuara. Po hetohet për ngjarjen.

/D.Xh/ 

 

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet