
Një ngjarje e padëgjuar më parë vjen nga Greqia, ku një shqiptar është përballur me disa situata të ndryshme në 24 orë.
Sipas raportimit të mediave greke, mësohet se një shqiptar, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur është shoqëruar në polici pasi kishte lëvizur në rrugë, jashtë orarit të lejuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar policia i gjeti shqiptarit një sasi të vogël droge. Më pas, teksa mbahej në komisariat, shqiptari ka shfaqur simptomat e COVID-19, ethe dhe temperaturë.
Ai u testua si i dyshuar për COVID-19 dhe rezultoi që ishte pozitiv. Tashmë atij i duhet të presë të shërohet në spital pasi duhet të riatdhesohet, sepse në Greqi jetonte edhe pa dokumentet përkatëse.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply