×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Thellohet skandali i zgjedhjeve në universitete, Komisioni i Etikës nuk zbaton urdhrin e Ministrisë për vlerësimin e kandidatëve

Këshilli i Etikës nuk zbaton urdhrin e Ministrisë së Arsimit për vlerësimin e kandidatëve në universitete mbi punimet shkencore. Studenti Çeldo Brahimaj thotë se kandidatët nuk kanë marrë vlerësim në lidhje me gradët shkencore. Procesi është zëvendësuar me një vetëdeklarim të thjeshtë. Të pyetur nga “Shekulli”, universitetet nuk kanë dhënë përgjigje

Enida Vërça

Kanë mbetur edhe pak ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve në universitete për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë. Edhe pse rektori aktual i UT-së, Mynyr Koni është shprehur se zgjedhjet janë një proces i paligjshëm, institucionet arsimore vazhdojnë të mbështeten në idenë e fillestare, zhvillimin e zgjedhjeve. Edhe vetë studentët janë shprehur më herët që këto zgjedhje nuk mund të zhvillohen në këtë datë, pasi pjesa më e madhe nuk ndodhen në auditor. Sakaq, kushtet e pandemisë, nuk i favorizojnë që në 30 korrik të jenë të pranishëm. Por, duket se ky nuk është problemi i vetëm që studentët kanë. Ata vazhdojnë të denoncojnë në gazetën “Shekulli” arsye të tjera, se përse këto zgjedhje janë të paligjshme. I tillë është rasti i vlerësimit nga Këshilli i Etikës në universitete për kandidaturat e paraqitura në lidhje me titujt akademik, apo gradat shkencore. Çeldo Brahimaj, student në Universitetin Politeknik të Tiranës thotë se ky proces kaq i rëndësishëm është anashkaluar edhe pse Ministria e Arsimit ka miratuar një urdhër të posaçëm. “Të gjithë universitetet, përveç Universitetit Bujqësor Tiranë nuk kanë zbatuar urdhrin e MASR që detyronte kandidatët të merrnin paraprakisht një vlerësim pozitiv nga Këshilli i Etikës së universitetit, mbi ligjshmërinë e fitimit të gradës dhe titullit si dhe mbi autenticitetin e punimeve”– thotë i riu për “Shekulli”-n.

Urdhri

Në datën 14.01.2020 Ministria e Arsimit miratoi urdhrin nr.8, për procesin zgjedhor të autoriteteve dhe organeve drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë. “Në urdhër, veç datës së zgjedhjeve, e cila për shkak të rrethanave u ndryshua serish, cilësohej së në kuadër të garantimit të integritetit të lartë, çdo kandidat për autoritet drejtuese dhe anëtar të organeve drejtuese duhej të merrte paraprakisht vlerësim pozitiv nga Këshilli i Etikës së universitetit përkatës në raport me ligjshmërinë e fitimit të gradës shkencore, titullit akademik si dhe kontrollin antiplagjiaturë. Ky proces është zëvendësuar me një vetëdeklarim të thjeshtë të kandidatëve ku shprehen se nuk kanë plagjiaturë”– bën me dije Brahimaj.

                                                                        Urdhri i MASR-së mbi zhvillimin e zgjedhjeve 

Kandidaturat

Më tej shton se përmes Qendrës Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH), Ministria e Arsimit pretendon së ka siguruar platformën antiplagjiaturë e cila duhej të përdorej nga Këshillat e Etikës për të bërë verifikimet e specifikuara në pikën 4 të urdhrit në fjalë. “Megjithatë, Këshillat e Etikës  në universitete si ai i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, etj, nuk kanë bërë asnjë verifikim paraprak dhe Komisionet Institucionale Zgjedhore përkatëse i kanë pranuar kandidaturat pas dorëzimit të një formulari vetëdeklarimi ku kandidatët për autoritet drejtuese dhe anëtar të organeve drejtuese duhej të shpreheshin së nuk kishin plagjiaturë”- saktëson studenti.

Formularët

Në fjalën e tij,  studenti thotë se pak ditë më parë i kanë dërguar edhe një kërkesë për informacion Universitetit Politeknik Tiranë në lidhje me procedurën shkrimore të vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Etikës, e po ashtu u kanë kërkuar edhe formularët e vetëdeklarimit të kandidatëve në këtë universitet. Në shkresën e siguruar nga “Shekulli”, nuk ka një përgjigje se përse nuk ka gjetur zbatim urdhri i MASR. Në këtë përgjigje thuhet se gjendet një kopje e rregullores për organizimin dhe e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese në Universitetin Politeknik si dhe formati i formularit të vetëdeklarimit antiplagjiaturë. “Së pari, ligjërisht formularët e vetëdeklarimit nuk janë objekt i verifikimit të Komisioneve Institucional Zgjedhore dhe së dyti ligjshmëria e fitimi të gradës shkencore dhe titullit akademik mbetet tërësisht e paprekur duke cenuar kështu jo vetëm ligjshmërinë e procesit zgjedhor, por edhe vetë integritetin e IAL-ve publike në vend”, – shton më tej Çeldo. Sakaq, “Shekulli” u ka dërguar një kërkesë për informacion institucioneve në fjalë dhe deri më tani nuk kanë dhënë asnjë përgjigje. Ndërkohë, procesi ka nisur dhe për tri ditë zhvillohen zgjedhjet të cilët përcaktojnë fatin e studentëve për katër vitet e ardhshme.

 

                                                                                           Përgjigjia e UPT-së       

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aksident i rëndë në Orikum, humb jetën një person

Aksident i rëndë në Orikum, humb jetën një person

Publikuar më 26.09.2020
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në a...

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Orikum-Llogara, ku një persona ka ndërruar jetë. Paraprakisht mësohet se një automjet i tipit “Passat”, me drejtues mjeti shtetasin Dh.Q., 23 vjeç, banues në Fshatin Dukat, Vlorë, ka përplasur një  shtetas ende të paidentifikuar i cili lëviste me biçikletë dhe për pasojë ka […]

Lexo më shumë

Aeroporti “Nënë Tereza” publikon listën e 27 fluturimeve të konfirmuar për nesër, ja thirrja për udhëtarët

Aeroporti “Nënë Tereza” publikon listën e 27 fluturimeve të konfirmuar për nesër, ja thirrja për udhëtarët

Publikuar më 26.09.2020
Tirana International Airport (TIA), përmes një postimi në fa...

Tirana International Airport (TIA), përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” ka bërë publike listën e fluturimeve të konfirmuara për nesër. Ashtu siç mund të shihni edhe në listën e mëposhtme, bëhet fjala për 27 fluturime të konfirmuara, ndërsa TIA ju bën thirrje udhëtarëve që të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo fluturimi dhe shtetet […]

Lexo më shumë

“Me Covid-19, por tamponi doli negativ”, gazetari rrëfen përjetimet: Kolla nuk m’u nda, një natë e pashë veten shumë keq

“Me Covid-19, por tamponi doli negativ”, gazetari rrëfen përjetimet: Kolla nuk m’u nda, një natë e pashë veten shumë keq

Publikuar më 26.09.2020
Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për ...

Covid-19 ishte shkak pse gazetari Erjon Skëndaj, mungoi për një kohë të gjatë në kronikat informative, apo lidhjet e drejtpërdrejta në News24. I ftuar në  studion e emisionit ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën rrëfeu përjetimet e tij në bashkëjetesë me koronavirusin edhe pse taponi i kryer rezultoi negativ. “Më ishte krijuar ideja e trimëruar disi, […]

Lexo më shumë

“Na konsiderojnë pasanikë”, Elton Deda ngre shqetësimin: Kemi 8 muaj pa punuar, po shkojnë drejt falimentit

“Na konsiderojnë pasanikë”, Elton Deda ngre shqetësimin: Kemi 8 muaj pa punuar, po shkojnë drejt falimentit

Publikuar më 26.09.2020
Prej tetë muajsh, koronavirusi ka dëmtuar rëndë edhe industr...

Prej tetë muajsh, koronavirusi ka dëmtuar rëndë edhe industrinë e muzikës, duke shtyrë apo anuluar shumë koncerte. Së fundmi, Elton Deda ka treguar nëpërmjet një statusi në “Facebook” se sa pesimist është bërë për të ardhmen e muzikës, sepse nuk ka mbështetje nga shteti. “Tashmë ne muzikantët në Shqipëri e Kosovë po hyjmë në muajin […]

Lexo më shumë

Bulqizë/ Koronavirusi infekton shkollën 9-vjeçare, 5 mësues dhe drejtori dalin pozitivë

Bulqizë/ Koronavirusi infekton shkollën 9-vjeçare, 5 mësues dhe drejtori dalin pozitivë

Publikuar më 26.09.2020
Koronavirusi ka “hyrë” në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tanci”...

Koronavirusi ka “hyrë” në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tanci” në Bulqizë. Raportohet se drejtori i shkollës dhe 5 mësues kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Edhe pse janë 5 mësues dhe drejtori i shkollës me Covid-19 mësimi vazhdon rregullisht. Në qarkun e Dibrës janë aktiv me koronavirus 90 persona.

Lexo më shumë

E rëndë në Tiranë, gruaja hidhet nga ballkoni i banesës, trupi ende në trotuar (Foto)

E rëndë në Tiranë, gruaja hidhet nga ballkoni i banesës, trupi ende në trotuar (Foto)

Publikuar më 26.09.2020
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Ti...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku një grua është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banonte , duke ndërruar jetë në vend. Paraprakisht behet e ditur se ngjarja ka ndodhur te rruga e “Dibrës”, dhe viktima është shtetësja B.K., 60 vjeç. Dyshohet se  shtetasja B.K, vuante nga […]

Lexo më shumë

“Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese!”, ministrja Xhaçka: Mund të kemi të papritura

“Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese!”, ministrja Xhaçka: Mund të kemi të papritura

Publikuar më 26.09.2020
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një deklaratë për med...

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat sqaroi situatën e krijuar në vend për shkak të motit të keq. Referuar të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit si dhe nga qendrat sinoptike homologe të vendeve fqinjë, niveli i ujit mund të arrijë nivele të papërballueshme nga infrastruktura e kullimit dhe […]

Lexo më shumë

Dy të vdekur dhe 108 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Dy të vdekur dhe 108 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

Publikuar më 26.09.2020
Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga korona...

Dy pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 811 testime dhe janë konfirmuar 108 të prekur me virusin SARSCOV2 në këto zona: 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në […]

Lexo më shumë